Futboll La Liga Sport

“FUTBOLLI ËSHË I PABESUESHËM”/ “Magjistarët” “Pleshti” dhe Suarez. Mrekullia e përsëritur një vit më pas

“Futbolli është i pabesueshëm”, ky ka qenë titulli i “Marca”-s pas barazimit të çmendur 4-4 mes Villarreal-it dhe Barcelona-s. Një ndeshje shumë e bukur dhe një rezultat mbi të cilin mund të thuhen shumë gjëra, por detaji më interesant është ai që ka lidhje me javën e 30-të të sezonit të kaluar të La Liga-s.

VILLARREAL – Barcelona ishte në avantazh të dy golave të martën në mbrëmje, por Villarreal-i, pasi rrezikoi të pësonte një goleadë, ka reaguar dhe ka përmbysur rezultatin, që në minutën e 89-të ka qenë 4-2 në favor të vendasve.

Problemi për “Nëndetësen e Verdhë” ka qenë aktivizimi i njëfarë Leo Messi në pjesën e dytë. “Pleshti” ka kthyer në lojë Barçën me një goditje dënimi magjike në minutën e 90-të dhe Luis Suarez ka fiksuar shifrat në 4-4 në të 93-ën me një gol të mrekullueshëm nga jashtë zone.

SEVILLA – Fakti interesant është se një gjë e tillë ka ndodhur edhe një vit më parë. Më 31 mars të 2018-ës, Barcelona ka luajtur në fushën e Sevilla-s, që ishte në avantazh 2-0 në minutën e 89-të të ndeshjes.

Megjithatë, në sekondat e fundit të takimit, pikërisht si çka ndodhur të martën në mbrëmje, Leo Messi (edhe atëherë i aktivizuar nga stoli) dhe Luis Suarez kanë shpëtuar katalansit dhe kanë fiksuar rezultatin në 2-2. Për këtë arsye në Spanjë flasin për “një mrekulli të përsëritur një vit më pas”.

Related posts

I SHKROI POR AJO IA LA “SEEN”/ Kush është modelja e njohur e cila injoroi keq Ronaldon (FOTO)

Delo.autor

Sandro dëshpëron skuadrat angleze

Q.Autor

Marrin frymë tifozët e Brazilit/ Shuhet “ALARMI” për sulmuesin e talentuar

Isa.Autor

Leave a Comment