Futboll La Liga Sport

SPECIALE/ Messi një legjendë si Maradona apo si Javier Zanetti me fanellën e Argjentinës

Lionel Messi është konsideruar me të drejtë shpesh herë si gjeniu i futbollit botërorë duke mrekulluar tifozët e anekand botës me aftësitë e tij spektakolare. Megjithatë futbollisti i kombëtres argjentinase duket i prirur për ta dërguar futbollin e kombit të tij në majën e futbollit botëror me triumfin në “Rusi 2018”.

31 vjeçari ka arritur të fitoj gjithçka duke fituar shumë trofe me Barcelonën por edhe tituj individual, por kurrë nuk ka arritur të “korr” sukses me fanellën e “albiceletes” edhe pse mundesit i janë ofruar disa herë.
5 herë fituesi i topit të artë vijon ta këtë të “stampuar” në memorje finalen e humbur në botërorin e zhvilluar Brazil, 4 vite më parë kundër Gjermanisë. I gjendur në këtë situatë Messi po punon që të ndryshojë njëhërë e mirë opinionin se sulmuesi latin nuk është efikas vetëm me Barcelonën. Për të botërori që po troket është një rrugë ku finalizimi duhet të jete me doemos triumfi.

Kjo për të treguar se është një legjendë si Maradona apo të ngelet një legjendë si Javier Zaneti i cili nuk fitoi asgjë me kombëtaren e argjentinës edhe pse kontributi i tij ka qenë galopant.

Përgatiti: AlpetNews.al

Related posts

POZON NUDO/ MOTRA e talentit të Romës nuk di të ndalet, I TËRBON të gjithë në Itali (FOTO)

Isa.Autor

Dy skuadra angleze shfaqin interes për mesfushorin e Serisë A

Sadik.Autor

FOTO/ Operohet ylli i Argjentinës, rrezikon të humbasë Botërorin

Sadik.Autor

Leave a Comment