Futboll Seria A Sport

Milan i ofron një kontratë 3-vjeçare mesfushorit të Manchester United

Milan i ka ofruar një kontratë trevjeçare mesfushorit të Manchester United Marouanne Fellaini, sipas gazetave belge. La Derniere Heure pretendon se propozimi ka mbërritur në zyrat e përfaqësuesve të tij gjatë javës së shkuar.

Nuk është hera e parë që Fellaini përflitet për një kalim në San Siro dhe ai do të ishte një përforcim ideal për trajnerin Gennaro Gattuso.Klubi italian është në kërkim të një mesfushori me eksperiencë i cili ka fituar trofe dhe mund të sjellë shpirt luftarak në skuadër.

30-vjeçari do të jetë një lojtar i lirë duke filuar nga 30 qershori pasi do t’i ketë përfunduar kontrata me Manchester United, që po mundohet ta bindë lojtarin të rinovojë por deri tani pa sukses.Fellaini ka shënuar pesë gola dhe një asist në 23 ndeshje kompetitive këtë sezon.

Related posts

“NA SHPËTO ROBERTO…”/ Tifozët skocezë thirrje Italisë: S’i durojmë dot 55 vjet të tjera të na çajnë kokën…

F.autor

PIRLO MERR LAJMIN E KEQ/ Mori karton të kuq pas revoltës me arbitrin, ja sa do të mungojë ylli Morata…

Delo.autor

Fiorentina kujton dhe nderon Astorin, të gjithë në fushë më fanellën nr.13

Q.Autor

Leave a Comment