Futboll Sport

KOMENT/ Topi i Artë luhet në aksin Kiev – Moskë. Messi, Ronaldo apo Salah?

Futbolli është një lojë kolektive ku organizimi mbetet gur themeli për të arritur suksesin e kërkuar. Përtej garës së “egër” që bëhet në rang klubesh dhe kombëtaresh , një tjëtër sfidë interesante dhe me një interes të madh është edhe çmimi i lojtarit të vitit.

Gara për trofeun më të lakmuar individual si rallë herë vitet e fundit është bërë trinom, ku në këtë duel ka hyrë edhe Muhamed Salah. Egjiptiani po zhvillon një sezon fantastik duke u shëndërruar në një makineri golash dhe duke thyer rekorde të njëpasnjëshmë në futbollin anglez. Futbolliti afrikan i Liverpoolit është treguar derteminant në çdo takim për “të kuqt” me golat dhe asistet e tij.

Ndërkoh Ronaldo nuk ka qenë në ritmin e viteve të fundit sa i takon aspektit fizik por madhënia me golin e portugezit është e frikshme. Golat spektakolar dhe të rëndësishëm në Ligën e Kampioneve, shtuar këtu edhe mundësinë për të triumfuar në Uefa Champions League e bëjnë luzitanin një kandidat serioz për “Topin e Artë”.

Në këtë garë të etshme nuk mund të mungonte as Lionel Messi i cili eshtë gjithmonë unik në gjithçka bën në fushën e lojës. Gjakftohtësia, saktësia dhe efikasiteti e kthejnë argjentinasin në një kandidat serioz për fitimin e “Topit të Artë”.

Ndaj besoj se finalet e rëndësishme si ajo mes Liverpoolit dhe Realit në Kiev dhe shanset që ka kombëtarja “albiceleste” sa i takon fateve të botërorit “Rusi 2018” në Moskë e bëjnë këtë duel një sfidë mbrenda sfidave”.

Related posts

SHERIFF TIRASPOL-INTER/ Inzaghi i beson treshes së sulmit Dimarco-Dzeko-Lautaro (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Inter mposht Sassuolon me përmbysje falë dyshes Dzeko-Lautaro

Delo.autor

“NUK ËSHTË NJË PROBLEM POZICIONI”/ Mbrojtësi Danilo: Jam i lumtur. Pirlo ka të njëjtat ide si Guardiola

Delo.autor

Leave a Comment