Futboll Sport

KOMENT/ Varfërohet futbolli europian, eksodi i legjendave nga Iniesta e deri te Buffon

Një sezon spektakolar ka rezultuar ky vit futbollistik në kontinetin europian. Një vit i karaktyerizuar me suksese, rekorde, zhgënjime dhe lamtumira të futbollistëve ikonë të kontinentit të vjetër.Vitet ikin dhe shumë nga yjet që e ka shkruar me gërma të arta emrin e tyre në këtë sport mbarë popullorë. Një vit kalendarik ku u karakterizua nga lotët e tifozëve që i panë për herë të fundit idhujt e tyre të përkëdhelnin topin.

Andres Iniesta edhe pse do të vijoj të luaj futboll i dha fund karrierës spektakolre me ekipin e Barcelonën. Futbollisti i La Masias kaloi 16 vite sinjikative duke fituar 32 trofe dhe duke përjetuar gjithcka si futbollist. Iniesta është padyshim një nga mesfushorët më të mirë në të gjithë historinë e futbollit botëror.

Një tjetër ikonë e futbollit italian por jo vetëm, Xhanluixhi Buffon mes emocioneve të shumtë nuk do të jetë më pjesë e Juventusit. Portirei që u shpall kampion bote me italinë dhe që fitoi gjithçka në futbollin italian i tha lamtumirë futbollit. Pengu i tij do të jetë padyshim Liga e kampioneve trofe që e tentoi 3 herë në karrirë por që asnjehërë nuk arriti ta koleksionoj.

Edhe Fernado Torres që për hurë të së vërtetës është një nga futbollistët që ka fituar gjithçka në karrirë e mbylli aventurën e tij më Atletico Madridin me një dygolësh dhe me trofeun e Europa League. Spanjolli mes lotësh dhe emocioneve përshëndeti publikun e “Los Colsoneros” që nuk nguroi për asnjë cast ta duartrokiste.Një javë e kurorzuar me trofe por edhe e sodisur me lot dashurie respekti dhe keqardhje. Njerzit që e kanë bër magjik këtë sport do të na mungojnë…

Përgatiti: AlpetNews.al

Related posts

Allegri tregon objektivat: Ndaj Veronës vlejnë vetëm 3 pikët

Q.Autor

MANNY PACQUIAO RIKTHEHET NË RING/ Ja kush është kundërshtari i Filipinasit

Isa.Autor

NJË FITORE E VËSHTIRË/ “Kuqezinjtë” mposhtin Sassuolon dhe futen në zonën Champions

Delo.autor

Leave a Comment