Futboll Seria A Sport

Cancelo tregon “dashurinë” për Interin, krenar që isha pjesë e skuadrës zikaltër

Mbrojtësi i Interit, Joao Cancelo, nuk kurseu fjalët e mira për skuadrën e tij pasi zikaltrit arritën të fitojnë ndaj Lazios me rezultat 2-3. Pas kësaj fitore klubi nga Milano siguroi edhe një vend në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Portugezi i huazuar nga Valencia është krenar që ka qenë pjesë e skuadrës së Luciano Spallettit këtë sezon, por ende nuk e din se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij.

“Ky grup është i shkëlqyer. Lojtar të shkëlqyer, tifozë të shkëlqyer”, ka thënë Cancelo për Mediaset Premium.“Kemi arritur objektivin pas kësaj pune të madhe. Ishim gjithë në ndeshje, por forca e këtij grupi arriti ta rikthej rezultatin dhe të fitojë vendin në Ligën e Kampionëve”.

“E ardhmja? Të qëndroj apo jo, nuk varet nga unë. Varet nga dy klubet dhe se çfarë ata vendosin. Jam krenar që kam qenë pjesë e kësaj skuadre”, ka shtuar portugezi.Cancelo ka shënuar vetëm një gol në 21 paraqitje dhe ka dhuruar tre asistime, por paraqitjet e tij kanë qenë shumë më të mira se statistikat.

Related posts

Teuta dyfishon rezultatin, vështirësohet objektivi i Kamzës për të dalë me pikë (Video)

Sadik.Autor

TORASA TREMB TIRANËN/ Argjentinasi rrezikon seriozisht derbin

Delo.autor

REAL MADRID-VALENCIA/ Vinicius driblon mbrojtësit kundërshtar dhe ndëshkon për “Los Blancos” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment