Futboll Sport

Kontakti Benatia-Vazquez/ Collina tregon nëse ishte apo jo penallti…

Kanë kaluar gati dy muaj nga Çerekfinalja e kthimit të Ligës së Kampionëve, Real Madrid-Juventus, por momenti i penalltisë në kohën shtesë, që u kthye në gol nga Ronaldo dhe u dha spanjollëve kualifikimin në gjysmëfinale, vazhdon të shkaktojë polemika. Kontakti Benatia-Vazquez u vlerësua si penallti në favor të “Los Blancos” nga kryesori anglez, çka u shoqërua me shpërthimin e Buffon dhe presidentit Andrea Agnelli të bardhezinjve.

Dizenjatori i aribitrave në UEFA, Pierluigi Collina, është kthyer në atë episod shumë të diskutuar, siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”: “Incidenti është ende për t’u diskutuar në nivelin teknik, pavarësisht se kanë kaluar pothuajse dy muaj nga ajo situatë. Ka kontrast mendimesh për duluftimin Benatia-Lucas Vazquez. Ndoshta, nëse kryesori Oliver do të ishte konsultuar me VAR, do të kishte konfirmuar vendimin e marrë në fushë”.

Por, për VAR-in në Ligën e Kampionëve do të duhet të presim pak: “Në lidhje me VAR duhet të sqarohet një gjë: presidenti i UEFA-s, Ceferin, nuk ka thënë se është kundër pozicionit të klubeve dhe federatave të ndryshme europiane. Ne nuk jemi ende gati për çështjet e teknologjisë. Nuk e di kur mund ta aplikojmë VAR, por po punojmë për ta bërë atë funksional. VAR në Kupën e Botës në Rusi ka filluar më herët dhe FIFA është në gjendje ta mbështesë atë”.

Duke folur për sezonin europian që u mbyll, në kuadrin e arbitrimit, Collina ka shtuar: “Performanca ishte e mirë, edhe pse sezoni më i mirë mbetet 2015-2016. Ka pasur më shumë gabime se sa pritej, por ne kemi mbajtur shënim gjithçka. I kemi identifikuar gabimet dhe do të punojmë si t’i korrigjojmë ato”.

Related posts

FANTASTIK/ Guardiola tregohet SPEKTAKOLAR, duke ironizuar portierët e Man City (VIDEO)

Isa.Autor

“EURO 2020″/ Ronaldo do thyej rekordin historik të mbajtur nga Platini, gara e “çmendur”

Delo.autor

E ÇUDITSHME/ Nuk ka rikthim të Dani Alves tek Barcelona, La Liga e ndalon për një arsye të veçantë

Delo.autor

Leave a Comment