Futboll Sport

“VETËM NËSE FITOJMË NDAJ ANGLISË QUHEN SUKSESE”/ Mancini karikon “axurrët”: Sekreti i kësaj Italie është…

Roberto Mançini karikoi Italinë duke folur për disa tema aktuale të ‘’axurrëve’’ në rrjetet sociale.

Tekniku u ndal të fliste për kundërshtarët, ndeshjen me Belgjikën dhe Spinacolën.

Paraqitja: ”Ne bëmë një punë të mirë, siç shpresonim. Finalja është një arritje e madhe për të cilën unë jam krenar, por nuk është e mjaftueshme, është gjithashtu e rëndësishme të fitojmë të dielën, vetëm atëherë do të jetë me të vërtetë një sukses. Anglia do të ketë shumë mbështetje, por duke marrë parasysh që kemi luajtur për një vit e gjysmë pa tifozë, edhe kjo është në rregull. Unë mendoj se është bukur të kesh kaq shumë njerëz të pranishëm në stadium”.

Anglia: ”Ne përballemi me një ekip të shkëlqyeshëm, të fortë fizikisht dhe teknikisht, një ekip që lufton. Do të duhet të luftojmë deri në fund. Është normale që nuk mund të jetë një ndeshje si të tjerat. Duhet të luajmë të përqendruar dhe të qetë, pasi nuk mund të luash një ndeshje të tensionuar. Duhet të përpiqesh të argëtohesh, kjo është mënyra e vetme për të fituar një finale. Do të jetë një ndeshje e bukur, ato janë solide dhe kanë arritur deri këtu me meritë. Unë gjithmonë kam menduar se mund të shkoj në fund, sepse gjithmonë besoj në gjëra pozitive, por mbi të gjitha djemtë besuan që nga momenti i parë, pasi nuk ishte e thjeshtë’’.”. 

Sekreti… :”Sekreti i kësaj Italie nuk është aq shumë … sekret, siç e keni pare të gjithë. Të gjithë kemi qenë bashkë për shumë ditë, por kanë kaluar shpejt. Kjo do të thotë se ekziston atmosfera e duhur, ekziston një ndjenjë e mirë mes djemve dhe kjo është e rëndësishme kur zbret në fushë”.

Krahasimi me Sampdorian: ”Sampdoria e Mantovanit ishte një ekip shumë i veçantë, me vlera të rëndësishme. Kështu që mund të thoja aty-aty”.

Parashikimi: ”Përqafimi me Vialin në Wembley ishte si të kthehesh në kohë 30 vite më parë. Sidoqoftë, nëse doni të shkoni në fund të një turneu si ky, e dini që do të duhet të përshtateni me situata të ndryshme. Ju nuk mund të mendoni të fitoni një Kupë Bote ose një Evropian duke dominuar. Ka lojëra ku mund të vuash sepse ekipet e tjera janë të forta. Ka momente në lojë kur gjërat nuk shkojnë siç ju dëshironi. Sepse të tjerët po bëjnë gjëra që ju nuk mendonit se po i bënin”.

Ndeshja me Turqinë në Romë: ‘’Ishte natë e bukur, publiku u kthye në stadium. Do e kem në kujtesën time’’.

Belgjika: ‘’Goli i Insinjes na dha qetësi pavarësisht penalltisë së Lukakut, le të themi se ishte një penallti që mund të ishte dhënë pa VAR …’’.

Spinacola: ‘’Një keqardhje e madhe që ai nuk mund të luajë në finale, por është fakt se ishte mbrojtësi më i mirë në Kampionatin Europian”.

Related posts

SHËNON NGA PIKA E BARDHË/ Shikoni ekzekutimin nga Lewandowski (VIDEO)

Delo.autor

“LORIKU ËSHTË MË I BUKUR SE TY”/ Ja si i përgjigjet Monika fanses së saj

Isa.Autor

BËRI SHAKA ME SHOKUN E SKUADRËS/ Federata Angleze dënon për racizëm yllin e Manchester Cityt…

Delo.autor

Leave a Comment