Futboll Sport

Boll më! Në Shkodër e kanë radhën tifozët të veprojnë…

Të dëgjosh tifozët shkodranë kur flasin  për Vllazninë është një emocion në vete. Dikush derdh lot me kujtimet e një kohe që duket shumë e largët, e dikush tjetër mban akoma në murin e shtëpisë portretin e Myftar Çelajt, ish-presidentit legjendar të kuqebluve. Dikush mallkon e dikush shan, por në fund të gjithë bashkohen te një pikë: Rënia e Vllaznisë nga Kategoria Superiore është një dramë e madhe. “Nuk di ça me thanë, asht ma zi se tërmeti i 1979”, – thotë një tifoz i vjetër shkodran. Nuk ka faj, në Shkodër jetojnë me Vllazninë, pavarësisht se kanë vuajtur pafund këto vitet e fundit. Sytë e mbushur me lot të ish-portierit Paulin Ndoja nuk harrohen lehtë. “Nuk di ça me thanë. Asht katastrofë për futbollin shkodran dhe shqiptar. Nuk di, nuk di, nuk di, s’kam fjalë. Katastrofë”, – e sytë i rrëmbejnë lotët.

Nga krahu tjetër, tifozët shkodranë janë shumë të indinjuar me ekipin dhe lojtarët. Bashkia e Shkodrës është bërë objekt sulmesh dhe fyerjesh. Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, është thirrur në “bankën e të akuzuarit”. Rënia e Vllaznisë do të ndikojë drejtpërdrejtë dhe te mbështetja e saj popullore. Tifozët kuqeblu nuk durojnë më, ata kanë heshtur shumë, ndoshta më shumë se duhet, por më në fund do të reagojnë.

Ditën e premte, prej orës 12:00, para Bashkisë së Shkodrës do të mbahet një protestë për Vllazninë. Protestë e tifozëve për të shpëtuar të ardhmen e ekipit të qytetit dhe për të lëvizur dhe gurin e fundit. Nuk dihet nëse do të ketë ndonjë vlerë, me shumë mundësi jo, por të paktën zëri i tyre do të dëgjohet. Kjo nuk është protesta e parë e tifozëve shkodranë, megjithatë duhet parë nëse do të jetë e qetë, apo jo. Dyshojmë, pasi durimi ka prekur fundit dhe rënia e Vllaznisë i heq qytetit dhe atë pak kënaqësi që i kishte mbetur…

Related posts

“NUK JAM PROFESORI I TIJ”/ Bielsa i kthen komplimentet Guardiolës: Krijoi skuadrën më të mirë në histori

Delo.autor

VILLARREAL – REAL MADRID/ Vendasit do të kërkojnë fitoren për “Mbijetesë” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

EUROPA LEAGUE”/ Zielinski marshon 50 METRA me top në këmbë dhe zhbllokon sfidën ndaj Granadës me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment