Futboll Premier League Sport

Kupa e Anglisë, Chelsea dhe Manchester United duan të shpëtojnë sezoni

Chelsea dhe Manchester United do të kenë një mundësi të fundit për të shpëtuar sezonet e tyre pasditen e së shtunës. “Blutë” kanë zhgënjyer më shumë, duke e mbyllur Premier League në vendin e pestë pasi e nisën sezonin si kampionët në fuqi.

Ka qenë padyshim një rënie e madhe në rendiment nga ana e ekipit të Antonio Conte, që mund t’i kushtojë vendin këtij të fundit. Situata e Jose Mourinho, nga ana tjetër, nuk është aq e keqe sa ajo e kolegut të tij italian.

“Djajtë e Kuq” e kanë mbyllur kampionatin në vendin e dytë, por paraqitja e treguar nga skuadra në këtë sezon ka krijuar shumë pakënaqësi mes tifozëve. Gjithsesi, duket trajneri portugez është në avantazh.

Manchester United, në fakt, ka fituar shtatë ndeshjet e fundit që ka luajtur në “Wembley”, duke përfshirë këtu edhe fitoren e marrë kundër Tottenham në gjysmëfinalen e luajtur muajin e kaluar.

Chelsea, nga ana tjetër, ka patur një rrugë më të lehtë në Kupën e Anglisë, duke u përballur me skuadra, si Norwich, Newcastle, Hull, Leicester dhe Southampton. Megjithatë, dy nga këto ndeshje kanë shkuar me shtesë.

Shifra dhe Fakte
– Chelsea ka marrë tre fitore,dy barazime dhe dy humbje në shtatë ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër Manchester United.
– Manchester United ka fituar shtatë ndeshjet e fundit të Kupës së Anglisë që ka luajtur në “Wembley”.

– “Djajtë e Kuq” kanë fituar 80% të ndeshjeve të këtij edicioni të kupës pa pësuar gol.
– Chelsea nuk ka arritur të shënojë në tri nga katër humbjet e fundit që ka pësuar në të gjitha kompeticionet.

– United nuk ka pësuar gol në pesë nga dhjetë ndeshjet e fundit që ka luajtur në të gjitha kompeticionet.

Related posts

MUNGON VETËM ZYRTARIZIMI/ Atletico bën një tjetër goditje, siguron shërbimet e talentit brazilian…

Delo.autor

PLAS TEK BARDHEZINJTË/ Ylli i JUVES thumbon Allegrin: Unë e meritoj fanellën, por…

Isa.Autor

I BEFASON TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Trajneri Jesús: CR7 ka pak nga kjo veti e Maradonës, ndërsa Messi…

Delo.autor

Leave a Comment