Futboll Seria A Sport

“NUK JAM I LUMTUR TEK JUVENTUS”/ Mefushori mesazh Sarrit: Po mësoj shumë nga ky moment…

Emre Xhan po kalon një periudhë shumë të vështirë te Juventusi këtë sezon, teksa është aktivizuar vetëm një ndeshje si titullar.

Mesfushori nuk është në planet e teknikut Sarri, i cili pasi e la atë jashtë listës nga Liga e Kampionëve, tashmë nuk e aktivizon as në kampionat, duke e lënë në stol.

Pikërisht një moment i vështirë ky për futbollistin, i cili në një intervistë të dhënë e pranon së nuk është i lumtur me situatën ku ndodhet. “ Që nga fillimi i kampionatit unë kam luajtur vetëm një ndeshje, dhe sigurisht që nuk jam i lumtur me këtë situatë. Megjithatë unë do të qëndroj i fortë, dhe do vazhdoj të punoj i vetëm.

Shumë gjëra mund të ndodhin në futboll, dhe sigurisht që kjo situatë mund të ndryshojë. Unë jam një djalë ambicioz dhe gjithmonë dëshiroj të garoj në nivelet më të larta. Por, po mësoj shumë nga ky moment i vështirë, ku gjërat nuk po shkojnë ashtu siç i kisha menduar.”, u shpreh Emre Xhan.

Related posts

Futbollisti shqiptar në mesin e mbrojtësve më të mirë në Premier League

Sadik.Autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Interi ofron Brozovic dhe Eriksen për Cante, Chelsea merr vendimin

Delo.autor

SPANJË-ISHUJT FAROE/ “Furia e Kuqe” me shumë ndryshime në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTQARE)

Delo.autor

Leave a Comment