Futboll Seria A Sport

Kupa e Italisë, më shumë se një trofe për Milanin

Milani e nisi këtë sezon me objektiva madhorë. Hapësira verore e merkatos kishte rritur në maksimumim shpresat e tifozëve, të cilët prisnin një edicion ku skuadra e tyre do të kishte rolin e protagonistes, por diçka e tillë nuk ndodhi. Megjithatë, në fund kuqezinjtë kanë mundësinë ta mbyllin me trofe sezonin.
18-herë kampionët e Italisë do të përballen të mërkurën në mbrëmje me Juventusin në finalen e Kupës së Italisë dhe infermieria ka sjellë lajme pozitive për trajnerin Gennaro Gatusso. Suso është rikuperuar plotësisht dhe do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj bardhezinjve. Spanjolli ka qenë një ndër elementët kryesorë të skuadrës nga Lombardia dhe rikthimi i tij është një armë e rëndësishme në duart e teknikut kalabrez.

Një tjetër lajm i mire është ai që ka të bëjë me Lucas Biglian. Argjentinasi, i cili dëmtoi dy vertebra në takimin kundër Beneventos, është rikuperuar në kohë rekord dhe ka zhvilluar me ekipin një pjesë të seancës stërvitore. Mundësitë ekzistojnë që ish-kapiteni i Lazios të jetë mes lojtarëve të grumbulluar për finalen, megjithatë fjalën e fundit do ta thotë stafi mjekësor.

Kuqezinjtë do të kërkojnë të fitojnë për të 6-ën herë në histori Kupën e Italisë, jo vetëm për të shtuar një trofe më shumë në muzeun e klubit, por edhe për të siguruar kalimin e drejtpërdrejt në fazën e grupeve të Europa League-s sezonin e ardhshëm, duke qenë se në kampionat ende nuk e ka prerë biletën për në Europë pasi jane ne garë me Atalantën e Fiorentinën.

Related posts

NUK KA PAQE PËR ALLEGRIN/ CR7 grumbullohet në sfidën Champions, por rrezikon një tjetër yll

Delo.autor

SFIDA NDAJ ITALISË PËR “EURO 2020″/ Ylli i Real Madrid tremb “Azzurrët”: Ne jemi këtu për të ëndërruar dhe…

Delo.autor

JUVENTUS PA RONALDON/ Lecce dhe “Zonja e Vjetër” ndajnë pikët

Delo.autor

Leave a Comment