Futboll Seria A Sport

“Kupa e Italisë”, rekord tifozërie në stadiumin “Olimpico”

Sonte në mbrëmje në orën 21:00 luhet finalja e “Kupës së Italisë”, Juventus-Milan. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Olimpico”. “La Gazzetta dello Sport” njofton se në stadium do të jenë të pranishëm 65 mijë spektatorë. Të gjitha biletat janë të shitura, ashtu sikurse në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, të “Champions Leauge”, Roma-Liverpool.

Kjo është një ndeshje me rekorde shikueshmërie, pasi do të transmetohet në 40 vende të botës. Në stadium do të jenë të pranishëm 400 gazetarë, të cilët do të monitorojnë këtë “duel”.

Përsa i përket trajnerëve, të dy teknikët kanë në dispozicion formacionet e tyre më të mira. Sikurse çdo filane tjetër, edhe kësaj radhe, spektakli nuk do të mungojë, sidomos kur bëhet fjalë për dy skuadra si Juventus dhe Milan.

Related posts

DERBI I LONDRËS/ Chelsea mposht skuadrën e Mourinhos dhe ngjiten në vendin e gjashtë

Delo.autor

TOTTENHAM-LIVERPOOL/ Mourinho kundër Klopp, gati për super ndeshjen (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

DERBI TIRANA-PARTIZANI/ Ja kur shënonin për herë të fundit 2 futbollistë të huaj

Delo.autor

Leave a Comment