Champions League Futboll Sport

PAS FINALAIZIMIT TË “HAT TRICK” ME PENALLTI/ Akuza: Ronaldo i quajti “bij k*rvash!” (FOTO)

Cristiano Ronaldo fundosi Atletico Madrid pasi shënoi tregolëshin e tij personal në ndeshjen e kthimit që Juventus fitoi me rezultatin 3-0 ndaj formacionit rojiblancos, duke siguruar kualifikimin e bardhezinjve për në çerekfinalen e Champions League.

Një triumf të cilin portugezi, sipas kamerave të “Vamos” e ka festuar me shprehjen: “bij k…..”, adresuar tifozëve të ekipit spanjoll.

Sipas të njëjtit burim, CR7 pasi finalizoi “hat-trick-un” personal me realizimin e asaj penalltie, shkoi të festojë poshtë tribunës ku ishin akomoduar tifozët e skuadrës së Atletico Madrid, të cilët nuk kanë kursyer sendet e hedhura në drejtim të portugezit dhe gjithë skuadrës së Juventus.

Referuar raportimeve, gjatë festimeve, Cristiano Ronaldo ka ofenduar tifozët bardhekuq në atë tribunë me shprehjen “bijë k…..”, ndërsa pas vërshëllimës finale të arbitrit, portugezi imitoi trajnerin e Atletico Madrid, Diego Simeone, me gjestin e bërë në “Wanda Metropolitan”, duke bërë me shenjë nga gjenitalet.

Related posts

LIVE/ Penallti e dyshimtë në Korçë, Teqja ndal Bruno Telushin (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ BAYERN NË CHAMPIONS/ Francezët konfirmojnë rikthimin e madh, por ka dhe 2 mungesa. Ja emrat…

Delo.autor

Legjenda e ARSENALIT në kërkim të një pune, kontakte me skuadrën e njohur angleze

Isa.Autor

Leave a Comment