Futboll La Liga Sport

LA LIGA/ Pathyeshmëria e Barcelonës kalon nga Villarreal

Pas “El Clasico” të tensionuar në fundjavën e kaluar, i mbyllur në barazim 2-2, Barcelona është 180 minuta larg misionit për ta mbyllur kampionatin 2017/18 pa asnjë humbje. Duke llogatirur edhe fundin e sezonit të kaluar, katalanasit kanë një seri pozitive me 42 ndeshja radhazi pa humbje.

Për të shkruar historinë ata duhet të përballen me Villarreal, një ekip që është në formë dhe vetëm dy pikë larg vendit të pestë në La Liga, që garanton praninë në Champions League sezonin e ardhshëm, nëse Real Madrid fiton finalen ndaj Liverpool, ose Atletico Madrid fiton finalen ndaj Marseielle.

Barcelona ka fituar shtatë ndeshjet e fundit të luajtura në “Camp Nou” kundër Villarreal dhe ka shënuar tre ose më shumë gola në gjashtë nga këto ndeshjes. Katalanasit, pasi thyen rekordin e pathyeshmërisë që mbahej nga Socidedad me 38 ndeshje kanë fituar matematikisht La Liga dhe Kupën e Mbretit në sezonin e parë me trajnerin Valverde në stol.

Nga ana tjetër, Villarreal vuan jashtë fushe ky ka fituar vetëm 1 nga 7 ndeshjet e fundit, ka barazuar 2 dhe humbur katër takime.

Lionel Messi, golashënuesi më i mirë i historisë së La Liga, ka treguar një formë të shkëlqyer në këtë kampionat me 33 gola në total, përfshi edhe pesë golat në tre ndeshjet e fundit.

Ndërkohë, njeriu i momentit te Villarreal, që ka fituar në tre ndeshje radhazi, është Carlos Bacca, autor i gjashtë golave në pesë ndeshjet e fundit.

Barcelona ka shënuar të paktën dy gola në 27 nga 29 ndehsjet e fundit të luajtura në shtëpi. Në përballjet direkte me Villarreal, ekipi “blaugrana” nuk e njeh humbjen prej 11 ndeshjesh.

Related posts

Bogdani: Lojë shumë e dobët kundër Kosovës, në shtator do të rikthehet Agolli

Sadik.Autor

Ronaldo te Juventus? Gazetari i njohur sportiv shokon me deklaratën e tij të fundit (FOTO)

Isa.Autor

KA HUMBUR BESIMI/ Shqipëria sikur “luan në Kardif”, ja sa bileta janë shitur në Elbasan

Isa.Autor

Leave a Comment