Futboll Seria A Sport

“BOMBA E ICARDIT” mbron RONALDON: Kujtohen pas 10 vjetësh që janë PËRDHUNUAR

Sa më shumë kalojnë ditët, aq më shumë bëhen edhe femrat që po i dalin në mbrojtje Ronaldos. Pas Rafaela Fikos, së fundmi edhe dy “showgirls” tepër të njohura në Itali, që i kanë dhënë mbështetjen e tyre portugezit të Juventusit. E para është Vanda Nara, modelja, menaxherja dhe njëkohësisht bashkëshortja e sulmuesit të Interit, Mauro Ikardi: “Është një çështje e vështirë dhe nuk e dimë se çfarë ka ndodhur.

Nga kjo ngjarje ai që humb më shumë është Ronaldo. Por pyes veten: nëse kjo ngjarje ka ndodhur dhe kjo vajzë është dhunuar, pse duhej ta bënte mediatike dhe të mos denonconte në prokurori?!”.

Një tjetër zë është ai i Laura Kiatin, aktores italiane: “Këto histori më bëjnë të qesh edhe më shumë sesa barsoletat. Shumë vajza kujtohen pas 10 vjetësh se janë përdhunuar… Mendoj se Ronaldo me pamjen dhe famën që ka, nuk ka nevojë të dhunojë askënd. Madje, për mua po ndodh e kundërta”.

Related posts

TIRANA MENDON PËR TË ARDHMEN/ “Bardheblutë” synon bomberin e Kategorisë së Parë dhe lojtarin e Laçit…

Delo.autor

“Lamtumirë” Barcelonë, Suarez befason me ekipin që do të luaj sezonin e ri

Sadik.Autor

Vijne paratë, Milani merr frymë. Tani rriten shpresat për një marrëveshje me UEFA

Sadik.Autor

Leave a Comment