Futboll La Liga Sport

LA LIGA/ Valencia blen përfundimisht Kondogbianë

Goeffrey Kondogbia është zyrtarisht një futbollist i Valencias. Lajm in e ka bërë të ditur klubi spanjoll nëpërmjet një komunikate, ku njoftoi se ka paguar 25 milionë eurot për blerjen e kartonit të tij nga Interi.

Valencia njofton gjithashtu se futbollisti ka nënshkruar një kontratë që e mban të lidhur me skuadrën deri në vitin 2022, ndërsa është vendosur një klauzolë prej 80 milionë eurosh për kartonin e tij.

Kujtojmë që klubi zikaltër, përveç 25 milionë eurove, mund të përfitojë sërish 25 % të vlerës së kartonit, në rast se Kondogbia do të shitet nga Valencia. Kur kanë mbetur edhe 7 ditë nga 31 Maji, mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjë Interi me kartonin e Cancelos, do të paguajë 35 milionë euro, apo do ta kthejë sërish pas te Valencia.

Related posts

“NUK JAM UNË QË…”/ Tek Chelsea nuk ka paqe për Sarrin, sulmuesi rebelohet ndaj trajnerit

Delo.autor

E BUJSHME/ “Shfaqet” ish-trajneri i Interit, gati të drejtojë në Angli klubin e madh…

Isa.Autor

Nga problemi Cech te revolucioni i Sarrit/ Ja 10 të veçantat e fundjavës në ANGLI

Isa.Autor

Leave a Comment