Futboll La Liga Sport

LA LIGA/ Valverde: E pamundur të zëvendësosh Iniesta-n

Ernesto Valverde pranon se nuk ka asnjë lojtar në botë që mund të zëvendësojë Andres Iniesta-n te Barcelona.

34-vjeçari do të luajë ndeshjen e fundit për klubin të dielën, kur kampionët e La Liga-s do të mbyllin sezonin ndaj Real Sociedad në Camp Nou.

Kapiteni i Barça-s ka fituar 32 trofe madhorë gjatë karrierës së tij dhe Valverde është i vetëdijshëm se mungesa e tij duhet të kompensohet ndryshe.

“Shpresoj ta përcjellim me një fitore,” shprehet trajneri gjatë konferencës për shtyp.

“Nuk besoj se do të gjejmë dikë me karakteristikat e tij. duhet të jemi realistë dhe t’i qëndrojmë besnikë stilit tonë të lojës.

“Ka lojtarë të ngjashëm me të, si Denis Suarez Alena, apo Coutinho, i cili mbase sulmon pak më shumë. Por duhet të gjejmë zgjidhje për të ruajtur stilin e lojës dhe e dimë se duhet të gjejmë mënyra të tjera për ta zëvendësuar.

“Ka qenë një nder i madh që e kam trajnuar dhe shijuar si lojtar.”

Related posts

Mbyllet pjesa e parë në sfidën mes Shqipërisë dhe Kazakistanit, me rrjeta të paprekura

Sadik.Autor

VAZHDON SERINË E FITOREVE/ Milan mposht në frymën e fundit Lazion dhe udhëheq kampionatin

Delo.autor

ARBITRI MË I MIRË/ Mjeshtri i VAR-it: JA kush do të vendos drejtësi në JUVE-INTER

Isa.Autor

Leave a Comment