Futboll Sport

Lika ul euforinë: Evropa? Kemi edhe një ndeshje…

Luftëtari mori një fitore me vlera të mëdha në shtëpi kundër Skënderbeut duke siguruar ‘de jure’ pjesëmarrjen në kompeticionet evropiane edicionin e ardhshëm. Bluzinjtë kanë nevojë vetëm për një pikë për të qëndruar të qetë dhe këtë mund ta marrin ndaj Lushnjes në javën e fundit. Trajneri Hasan Lika u shfaq i kënaqur me suksesin, ndërsa më pas u ndal te e ardhmja.

“Vazhdojmë të luftojmë. Edhe sot e patë, që kemi qenë në presion të këtij objektivi. Djemtë nuk dolën si duhet në lojën e tyre, por pozitive ishte që barazuam shpejt. Në 90 minuta vuajtëm në përgjithësi”.

Si do të jetë Luftëtari, që do të luajë në Evropë? – “Ne kemi ndeshje me Lushnjën për të dhënë maksimumin, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të shkojmë në Europë. Për të ardhmen, do bisedojmë pas arritjes së këtij objektivi”.

Debat me Liçajn – “Nuk e priti mirë zëvendësimin, ishte diçka taktike. Në të tilla momente disa futbollistë reagojnë jo mirë. E falënderoj për golin e barazimit dhe kontributin për skuadrën, por duhet të jetë më i kujdesshëm. Këtë situatë do e analizojmë në ditët në vijim”.

Nuk jeni aq në humor, edhe pse është një nga sezonet tuaja më të mira – “Jemi qetësuar pas kësaj fitoreje, por mendojmë për ndeshjen e radhës. Është momenti që të stërvitemi për ndeshjen e së mërkurës”.

Related posts

LVIE/ Derbi i Italisë: Mbyllet ndeshja Juventus-Inter. Rezultati 3-2

Delo.autor

ZYRTARE/ Everton merr mbrojtësin e Barcelonës për 32 milionë euro…

Isa.Autor

LIGA E KOMBEVE/ Angli-Spanjë: Sfida që garanton spektakël dhe emocione në “Wembley”

Isa.Autor

Leave a Comment