Futboll Sport

Lamtumira e Sindrit Gurit, “Zeqir Ymeri” gati të duartrokasë “bomberin”

Një debutim ëndrrash për Sindrit Gurin. Ishte data 7 Korrik 2016, kur sulmuesi, deri në atë moment thuajse i panjohur për publikun e gjerë, i dhuroi kualfikimin Kukësit në raundin e 2-të të Europa League-s ndaj malazezëve të Rudarit.

Vitin pasardhës hapësirat nuk ishin pa fund, kjo për shkak të hijes së rëndë të Pero Pejicit, megjithatë të gjithë në Kukës ia njihnin vlerën dhe, pavarësisht vetëm dy golave të realizuar në kampionat, aventura e Gurit te verilindorët vijoi. Ajo çfarë 24 vjeçari shfqaqi nga reprtori i tij në këtë edicion nuk ka nevojë për shumë komente. Një sulmues modern, i aftë thuajse në çdo element të futbollit dhe jo pa kuptim klubi belg i Ostendes shpenzoi qindra mijëra euro për të përfituar shërbimet e tij.

Kukësi nuk është qyteti i lindjes , por është e sigurt që shkodrani nuk do ta harrojë asnjëherë klubin që i dha mundësinë të ngjitej në majë. Kundër Flamurtarit do të jetë hera e fundit që Sindrit Guri do të zbresë në fushë me fanellën e Kukësit. Natyrisht, mbetet për t’u kuptuar nëse Pacult do ta aktivzojë si titullar, por është thuajse e sigurt që disa minuta do t’i dhurohen, aq sa për t’i dhënë lamtumirën qytetit dhe tifozëve.

Kukësi e ka siguruar vendin e dytë dhe në aspektin e agonizmit nuk do pritet të jetë një sfidë drithëruese, megjithatë tifozët kuksianë e kanë një arsye për të qënë në stadium…, kushedi sa kohë do kalojë përpara se Kukësi të krenohet sërish me një lojtar si Sindrit Guri.

Related posts

NGA XAVI TEK WENGER/ Njihuni me kandidatët që mund të marrin Barcelonën

Delo.autor

“BOMBERAT” E KLUBEVE/ Njihuni me “goleadorët” më të mirë për vitin 2018 në Champions, ja kush mungojnë…

Delo.autor

ADESANYA MBRON TITULLIN KAMPION NË UFC/ Romero: Ai vrapon si Usain Bolt (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment