Futboll Premier League Sport

Lamtumirë speciale e Arsenal për Wenger (VIDEO)

Arsenali arriti një fitore të madhe me rezultatin 5-0, në ndeshjen e luajtur në shtëpi përballë Burnley, duke i dhënë lamtumirën e duhur trajnerit francez, pasi kjo ishte ndeshja e fundit në shtëpi për Arsenalin nën drejtimin e Arsene Venger.

Tifozët e Arsenalit kishin mbushur stadiumin, për të nderuar për herë të fundit trajnerin legjendar që i udhëhoqi për 22 vite. Ndeshja filloi vrullshëm për londinezët ku në minutën e 14-të, Aubameyang zhbllokoi rezultatin. Përpos aksioneve të shumta, goli erdhi në minutën e 48-të ku Lacazette shfrytëzoi shumë mirë një top nga Bellerin duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 2-0.

Pjesa e dytë pati vetëm një protagonist, me londinezët që kërkonin golin me ngulm. Në minutën e 54-të Wilsherë jep një top për Kolasinac që nuk gabon dhe shënon, ndërsa 10 minuta më vonë shënoi Iwobi. Serinë e golave e mbylli po ai që e hapi, ku në minutën e 75-të, Aubameyang shënoi golin e dytë personal dhe të pestin për Arsenalin.

Me këtë ndeshje Arsenalit i largohet edhe një pjesë e historisë së ekipit./EDS/

Arsenal-Burnley 5-0

Golat: 14’,75’Aubameyang, 48’Lacazette, 54’Kolasinac, 64’Iwobi

Arsenal:Cech, Bellerin, Chambers, Mavropanos, Kolasinac, Wilshere, Xhaka, Mkhitaryan, Iwobi, Aubameyang, Lacazette

Burnley: Pope, Lowton, Long, Tarkowski, Ward, Lennon, Cork, Westwood, Gudmundsson, Hendrick, Barnes

Related posts

E DUAN TË GJITHË/ Dorëzohet JUVENTUSI, RABIOT drejt klubit LEGJENDAR

Isa.Autor

PAS NDESHJES ME VALENCIAN/ Emre Can kërkon falje për deklaratat seksiste

Isa.Autor

LAJM I KEQ NGA SPANJA/ Shokojnë mjekët: Agueron duhet të lërë futbollin

Delo.autor

Leave a Comment