Champions League Futboll Sport

BORUSSIA DORTMUND-PSG/ Haaland i shpall “luftë” Mbappe, gati të përplasin “brirët”

Futbolli në vitet e fundit po i përket të rinjve. Vit pas viti, lojtarë që ende nuk kanë arritur moshën e pjekurisë, po cilësohen si shumë të rëndësishëm në skuadrat e tyre, duke u përfshirë në projektet e rëndësishme të klubeve përkatëse. Çështja që po flasim, ka të bëjë padyshim me Erling Haland dhe Kilië Mbape, që sot do të ndeshen midis tyre në sfidën e Championsit, Dortmund-PSG. Norvegjezi është cilësuar në muajt e fundit si një nga sulmuesit më të mirë në Europë. I transferuar në Dortmund në merkaton e janarit, ai është golashënuesi i dytë më i mirë në Champions me 8 gola në 6 ndeshje me Lajpcigun.

Në krahun tjetër, Mbape nuk është më djaloshi 16-vjeçar që po aspiron të bëhet më i madhi, ai tashmë është një i tillë. Një lojtar i padiskutueshëm në Paris dhe kampion Bote me Francën, ai është lojtari më i mirë në qarkullim për moshën që ka. Sot në “Signal Iduna Park”, Haland dhe Mbape do të startojnë në një nga duelet më të bukura të Championsit në raundin e 16 më të mirave. Golat që priten të shënohen do të kalojnë pikërisht nga këpucët e tyre, diferencën mund ta bëjnë detaje si lidhëset.

Është e vërtetë që sulmuesi i Parisit mund të bëjë diferencën falë eksperiencës më të madhe në Europë (30 ndeshje, 19 gola). Por nëse është dikush që mund të arrijë ish-yllin e Monakos, ai është padyshim Haland. Ai ka shënuar që tani tetë gola në vetëm pesë ndeshje me Dortmundin, duke u konfirmuar si një nga sulmuesit më të rrezikshëm për mbrojtjen kundërshtare, dhe në Paris të gjithë kanë të vetëdijshëm për këtë fakt. Nëse do të shikojmë statistikat, me 19 vite dhe 212 ditë, norvegjezi është fitues.haaland-vs-Mbappe-696x392

Në Champions kishte luajtur vetëm 17 ndeshje, ndërsa Haland 6. Për sa i përket golave, Mbape ka shënuar 10, 2 më shumë se Haland që ka luajtur më pak ndeshje. Në kampionat, francezi kishte shënuar 29 gola në 68 ndeshje, ndërsa ish-sulmuesi i Salcburgut ka 39 gola në 60 takime, dukshëm superior edhe pse në një kampionat inferior si ai austriak. Por të dy lojtarët kanë diçka të përbashkët.

Të thyejnë hierarkinë në Champions. Haland u bë lojtari i parë që shënonte 5 gola në pesë ndeshjet e para në një kompeticion të tillë, ndërsa Mbape ishte i pari që shënoi gjashtë gola në tri ndeshjet e para të tij në Europë. Askush nuk dyshim që ndeshja Dortmund-PSG do të jetë emocionuese.

Related posts

CAPELLO MBËSHTET GATUSSON/ Paralajmëron edhe rivalin tjetër të “Djajve të Kuq”

Isa.Autor

Arsenali bën ofertën multimilionëshe për Benatia, Juventusi merr vendimin zyrtar

Q.Autor

PA MESSIN NË FUSHË/ Ky është rezultati i Argjentinës në miqësoren me Kilin

Delo.autor

Leave a Comment