Futboll Seria A Sport

Merkato Juventus/ Plani anti-Ancelotti kushton 225 milionë euro…

Juventus përgatit kundërpërgjigjen ndaj Napoli-t, që u përforcua duke marrë Carlo Ancelotti-n në stol. Sipas “Corriere dello Sport”, klubi bardhezi është gati të shpenzojë 225 milionë euro në merkaton e verës.

Pas Caldara dhe Spinazzola, tre blerjet e ardhshme do të jenë Emre Can (kosto zero), Matteo Darmian (15 milionë) dhe Mattia Perin (10 milionë). Për të kompletuar mbrojtjen, në rast se largohet Benatia, objektivi i bardhezinjve është Jose Gimenez, që ka një klauzolë prej 60 milionë eurosh.

Në mesfushë, përveç Emre Can, po mendohet të merret edhe Mateo Kovacic, i cili vlerësohet 40 milionë euro nga Real Madrid. Alternativat janë Pellegrini dhe Cristante, me ëndrrat Milinkovic-Savic, Verratti dhe Pogba.

Në sulm pritet të shpenzohen 40 milionë euro për të blerë përfundimisht Douglas Costa, ndërsa objektivi i vërtetë është Alvaro Morata, i cili kushton 60 milionë euro.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Sfidën do ta gjykojë një jurist, ja 4-shja që do të vendosë drejtësi në Shqipëri-Andorra

Delo.autor

TALENTI HOLANDEZ TRADHTON BARCELONËN/ Agjenti i De Ligt në bisedime me një tjetër klub gjigant…

Delo.autor

PRITET TË LUAJË ME ZVICRËN PËR “KATAR 2022″/ Granit Xhaka shkon në stërvitje me “SUPER BISHËN”, e shoqëron… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment