Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Marotta zyrtarisht i INTERIT, gati lista për TRAJNERIN e ri, GATI njeriu i TRIPLETËS

Ditë e rëndësishme për Interin, sepse sot do të emërohet zyrtarisht administrator i deleguar Beppe Marotta.Ish-drejtuesi i lartë i Juventusit do të “debutojë” të shtunën, kur do të jetë në tribunë për Inter-Udinese, por puna e tij ka nisur me kohë dhe mund të çojë te revolucioni total në skuadër.

Revolucioni mund të nisë nga trajneri, sepse Luciano Spalletti është në fije të perit, pas eliminimit të hidhur nga Champions League. Largimin e trajnerit e kanë dekretuar praktikisht tifozët, që kanë sulmuar pikërisht Spalletti-n për dështimin, ndaj nëse klubi e largon, askush nuk do të jetë kundër këtij vendimi.

Të mërkurën presidenti Steven Zhang zhvilloi një takim me drejtuesit e Interit, ku ua bëri të qartë se ishte shumë i zhgënjyer nga ecuria e javëve të fundit dhe nga eliminimi i turpshëm në Champions. Tashmë Spalletti duhet të gjejë rrugën e duhur për të siguruar të paktën një ndër 4 vendet e para, por kjo nuk do të thotë që do të konfirmohet për sezonin e ardhshëm.

Marotta, sipas mediave në Itali, ka piketuar emrat nga të cilët do të zgjidhet trajneri i sezonit të ardhshëm dhe bëhet fjalë për emra të nivelit shumë të lartë. Cholo Simeone është ëndrra, sepse trajneri argjentinas ka bërë mrekulli tek Atletico dhe është një ish-interist shumë i dashur dhe i respektuar nga tifozët.

Antonio Conte nuk ka të njëjtin status si Simeone, por është një trajner fitues dhe me autoritet të padiskutueshëm.Në fund, ëndrra quhet José Mourinho: portugezi tek Interi është një hero dhe me shumë gjasa verën e ardhshme do të jetë i lirë në treg, ndaj kthimi në Milano nuk është aspak i pamundur.

Related posts

PAS BARAZIMIT NDAJ WOLVES/ “Djajtë e Kuq” përkujtojnë tragjedinë e madhe të futbollit (FOTO)

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Barcelona zyrtarizon largimin e parë, talenti Todibo zbarkon tek…

Delo.autor

NAPOLI-JUVENTUS/ Rrahmani fiton penallti, Insigne zhbllokon sfidën ndaj “Zonjës së Vjetër” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment