Futboll Sport

ZYRTARE/ U largua nga Laçi, futbollisti kalon në Kosovë

Kapiteni i Laçit Eglentin Gjoni do të vazhdojë karrierën në Kosovë me skuadrën e Llapit.

Klubi nga Podujeva prezantoi sot qendërmbrojtësin e kurbinasve, i cili konfirmoi disa ditë më parë mbylljen e kapitullit 5-vjeçar me Laçin.

27-vjeçari ka firmosur kontratë 1-vjeçare me Llapin.

Njoftimi i Llapit

Zyrtare: Kapiteni i Laçit, Eglentin Gjoni nga sot pjesë e KF Llapit!
Qendërmbrojtësi i gjatë 1.94 m përforcon edhe më tepër repartin defanziv
Podujevë, 29 korrik 2020 – Përforcimi më i ri i skuadrës së Llapit për edicionin 2020/21 është qendërmbrojtësi i cili vie nga Kategoria Superiore, i cili në edicionin e fundit mbrojti ngjyrat e KF Laçit. Marrëveshja e nënshkruar me Gjonin është 1 vjeçare.
Eglentin Gjoni, 27 vjeçar, i lindur më 02.12.1992 në Vorë, i gjatë 1.94 m, luan me këmbën e majtë. Pozita e tij natyrale është qendërmbrojtës. Në edicionin e fundit ka zhvilluar gjithsejt 20 ndeshje(19 kampionat/1 kupë).

MIRËSEVJEN EGLENTIN GJONI

Related posts

“NUK DO TA HARROJMË KURRË”/ Familja e Kristiano Ronaldos falënderon tifozët e Liverpulit për mbështetjen, pas lajmit të trishtë

F.autor

PSG sulmon Perezin që foli për Neymarin në ceremoninë e “Topit të Artë”

Delo.autor

“PRESIONI PËR LOJTARIN KUQEZI”/ Klauzola e LEJON, Hysaj mund të LARGOHET në janar nga Napoli

Isa.Autor

Leave a Comment