Futboll Gossip

Legjenda e futbollit Ronaldinjo do martohet me dy gra në të njëjtën kohë

Futbollisti brazilian Ronaldinjo raportohet se do të martohet me dy gra në të njëjtën kohë.

38-vjeçari thuhet se jeton me dy të dashurat e tij Priscilla Coelho dhe Beatriz Souza në rezidencën e tij prej 5 milion paund në Rio de Janeiro dhe po planifikon të marrë hapin e ardhshëm me të dyja, në muajin gusht.

Ronaldo de Assis Moreira do martohet me dy partneret e tij në një ceremoni private në rezidencë, raportojnë mediat braziliane.

Ish-ylli i Barcelonës dyshohet se filloi të dilte me Beatrizin në vitin 2016, por në të njëjtën kohë vazhdoi marrëdhënien e tij me Priscillën, e cila filloi disa vite më parë.

Sipas njoftimeve, të dy vajzat marrin një ‘pagesë’ prej rreth 1.500 dollarë nga futbollisti për ti shpenzuar sipas dëshirës.

Gjithashtu raportohet se gjithmonë i blen të dyjave të njëjtat dhurata. Ronaldinho i kërkoi dorën për martesë të dyjave në janar të vitit të kaluar dhe u dha unazën e fejesës.

Motra e yllit të futbollit, Deisi, e cila është kundër poligamisë së vëllait të saj, ka thënë tashmë se nuk do të marrë pjesë, sipas Leo Dias.

Megjithatë kur thashethemet mbi fejesën dolën në media vitin e kaluar futbollisti i mohoi ato.

‘Mos besoni asnjë lajm, ditën që unë do të fejohem, do t’ju them,’-shkruajti Ronaldinjo në Twitter.

Pavarësisht mohimit të tij, thashethemet po përhapen në lidhje me ceremoninë e ardhshme.

Të dyja Priscilla dhe Beatriz janë nga Belo Horizonte, qyteti ku futbollisti ka luajtur me Atletico Mineiro, duke e çuar klubin në titullin e parë të Copa Libertadores në vitin 2012.

Related posts

SERIE A është rikthyer/ SHPENZIMET në merkaton e verës sa të Premier League

Isa.Autor

I ZHGËNJYER ME PSG/ Messi: Jam i vetmi kampion bote që nuk mori mirënjohje nga klubi

F.autor

NJË LAJM I MIRË DHE NJË I KQE BRENDA DITËS/ Mbrojtësi rezulton negativ ndaj COVID-19, por humb Kombëtaren

Delo.autor

Leave a Comment