Futboll Sport

Sekretet e Ronaldos, më i lehtë para finales, portugezi me dietë speciale!

Asi i Real Madrid e konsideron si një insitucion kulti fizikun e tij duke u kujdesur në mënyrë maniake për të. Kujdesi ndaj vetes është një nga sekretet e suksesit të yllit Cristiano Ronaldo ndaj dhe filozifia të hash mirë është një detyrë duket i shkon për shtat 33-vjeçarit.Fenomeni portugez do të vijë në finalen e Champions Leagues me një kilogram më pak krahasur me sezonin e shkuar, pra me një peshë prej 84 kg. Në të vërtetë filozofia e tij parashikon humbjen e 1 kg në vit për të mos shtuar masën dhjamore që automatikisht do të ndikonte duke i ulur shpejtësinë. Në moshën 33-vjeçare të ruash një formë optimale nuk është diçka mjaft e lehtë. Në të vërtetë të gjithë jemi dëshmitarë se fiziku i lejon Ronaldos të bëjë përformanca të jashtëzakonshme jashtë imagjinatës për lojtarë të tjerë, sidomos atyre të së njëjtës moshë. Finte, shkëputje kërcime dhe roveshata si ajo në Allianz Stadium që rrëmbeu duarktrokijtet e të gjithë arenës, janë të mundura pikërisht nga regjimi strikt dhe disiplinor që ai i imponon vetes. Stafi teknik i Realit surprizon edhe me tej duke paraqitur statistikat e Ronaldos. Përqindja dhjamore në trupin e portugezit është vetëm 7% mes një mesatareje prej 10-11% të lojtarëve të tjerë, ndërkohë që masa muskulare e tij përbën 50 përqind të fizikut, 46% është mesatarja. Akoma më shumë flet e dhëna e moshës biologjike për që nuk i jep CR7-ës  më shumë se sa 23-vjeç. Mes sekreteve të suksesit është edhe strategjia e Zidane që i lejon më shumë pushim portugezit.

“Ndihem shunë mirë dhe në Kiev do të jem në formën time më të mire”, siguron Cristiano.

Ndërkohë është pikërisht shefi i kombëtatres portugeze ai që zbulon edhe regjimin ushqimor të portugezit. Dieta e duhur është një doganë për 33-vjeçarin që nuk i kursen kurrë vetes një gotë të vere të mirë të kuqe. Drithërat nuk mungojnë kurrë në regjimin tij sikundër frutat e thata proteinat, yndyrnat e mira dhe sigurisht shumë larmi sallatash. Gjatë trajnimit Ronado hidratohet me pije isotonike me shumë pak sheqer. Peshku është gjithashtu një element i pandarë nga dieta e Cristiano Ronaldos.

Related posts

PËRGJIGJE NEGATIVE/ Inter refuzon ofertën e Barcelonës për Lautaron. Ja çfarë propozuan “katalanasit”

Delo.autor

STATISTIKAT/ Interi përballë tabusë “Dragao”, por kur fiton të parën…

F.autor

FLET MBI MERKATON E “KUQEZINJVE”/ Adriano Galiani: Ky Milan është më i fortifikuari në Europë, me…

Delo.autor

Leave a Comment