Futboll La Liga Sport

Levante zbret në fushë, po bomberi shqiptar ku është zhdukur?

Levante luan sot ndeshjen e 36-të na kampionat, përballë Leganes-it që ndodhet një vend më lart në renditje me pikë të barabarta, 40. Edhe pse matematikisht skuadra e ka siguruar qëndrimin në La Liga dhe duhet të ishte një mundësi për të aktivizuar ata lojtarë që nuk kanë luajtur shumë gjatë sezonit, sërish sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, nuk duket gjëkundi.

Sadiku jo vetëm që nuk është në formacion, por as mes të grumbulluarve nga trajneri Paco Lopez. Edhe pse deklaroi se Levante po blinte një Ferrari kur e mori nga Legia e Varshavës në janar, sulmuesi ka luajtur vetëm tri ndeshje me skuadrën spanjolle pa realizuar asnjë gol, ndërsa për ndeshjen e sotme nuk rezulton as në listën e të grumbulluarve dhe as në atë të të dëmtuarve. Vetëm dy ditë më parë, numri 7 ka postuar foton e fundit në Instagram gjatë stërvitjes ku dukej i vendosur për të fituar një vend mes të grumbulluarve.

Nga ana tjetër Enes Bardhi, shqiptari i dytë i Levantes, por që luan për kombëtaren e Maqedonisë, është titullar i padiskutueshëm në skuadrën e Lopez.

Related posts

SERIE A/ Donadoni ikën nga Bologna, e zëvendëson një…

Sadik.Autor

MOTO GP/ “Doktor” Rossi: Kjo është frika më e madhe që kam kur pilotoj një motor

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Liverpool refuzon ofertën e Napoli-t, por italianët kanë një avantazh

Delo.autor

Leave a Comment