Futboll Ligue 1 Sport

LIGUE 1/ As Zidane, as Mourinho, as Guardiola. Askush nuk ka fituar tituj sa ai në “top 5”

Unai Emery do të largohet nga PSG këtë verë. Do ta bëjë këtë pa fituar dot Champions-in, por me një “pajë” të konsiderueshme. Shtatë tituj ka fituar trajneri spanjoll në dy sezone, sa qëndroi në “Parc des Princes”: një titull kampion të Ligue 1 (2017-2018), dy Kupa të Francës (2016-2017 dhe 2017-2018), dy Kupa të Ligës (2016-2017 dhe 2017-2018), si dhe dy Superkupa të Francës (2016 dhe 2017).

Shtatë trofe francezë, që arrijnë në 10 të tillë, në pesë sezonet e fundit për Emery. Vlen të kujtohet se ky trajner u largua nga Sevilla pasi bëri histori, duke fituar “Europa League” tri herë radhazi: 2013-2014, 2014-2015 dhe 2015-2016. Një rekord që mund të kishte qenë edhe më i madh, nëse ishte e mundur: humbi kundër Barcelonës (2-0) në finalen e Kupës së Mbretit (2015-2016) dhe iu rrëmbye titulli kampion nga Monaco, përkundër parashikimeve, në Ligue 1 (2016-2017).

Unai Emery, megjithatë, mund të mburret, sepse është trajneri më i suksesshëm i pesë ligave kryesore europiane që nga sezoni 2013-2014. Në pesë sezonet e fundit, askush nuk ka fituar më shumë se ai. Vetëm Guardiola (9 trofe), Luis Enrique (9) dhe Zidane, që nuk e kishte filluar trajnimin në elitë deri në janar 2016, por tashmë ka 8 trofe.

Guardiola, gjithashtu, ka 9 trofe, por me dy skuadra të ndryshme: Bayern Munich dhe Manchester City. Pep fitoi 3 tituj në Bundesliga (2013-2014, 2014-2015 dhe 2015-2016), 2 Kupa të Gjermanisë (2013-2014 dhe 2015-2016), një Superkupë Europiane (2013) dhe një Botëror për Klubet (2013). Në Angli, ai shton 1 titull të Premier League dhe një Kupë të Ligës, të dyja në vitin 2018.

Luis Enrique, i cili ka marrë një vit pushim nga trajningu, ka fituar 9 tituj me Barcelonën: 2 tituj të La Liga-s (2014-2015 dhe 2015-2016), 3 Kupa të Mbretit (2014-2015, 2015-2016 dhe 2016-2017), 1 Champions (2014-2015), 1 Superkupë Europiane (2015), një Superkupë Spanjolle (2016) dhe 1 Botëror për Klubet (2015).

Zidane ka një ritëm “verbues”, me 8 tituj të marrë si trajner i Real Madridit. Ato mund të jenë 9 trofe, nëse “Los Blancos” fitojnë finalen e Kievit më 26 maja, në Champions. Që prej emërimit të francezit trajner, në janar 2016, Real Madridi ka fituar: 1 titull në La Liga (2016-2017), 2 Champions (2015-2016 dhe 2016-2017), 1 Superkupë Spanjolle (2017), 2 Superkupa të Europës (2016 dhe 2017), si dhe 2 Botërorë për Klube (2016 dhe 2017).

Ja “palmaresi” i trofeve të trajnerëve të tjerë të mëdhenj, që nga sezoni 2013-2014 e këtej:
Ancelotti (7 trofe): 1 Kupë Mbreti (2013-2014), 1 Champions (2013-2014), 1 Superkupë të Europës (2014) dhe 1 Botëror për Klube (2014) me Real Madridin. Ka fituar 1 titull të Ligës (2016-2017), 2 Superkupa të Gjermanisë (2016 dhe 2017), me Bayern Munich.

Allegri (7): 3 tituj të Seria A (2014-2015, 2015-2016 dhe 2016-2017), 1 Superkupë Italie (2015) dhe 3 Kupa Italie (2014-2015, 2015-2016 dhe 2016-2017), që mund të bëhen 4, në qoftë se mund Milanin në finalen e mbrëmjes së sotme.

Wenger (6): Ka fituar 3 Kupa (2013-2014, 2014-2015 dhe 2016-2017) dhe 3 Superkupa (2014, 2015 dhe 2017), të gjitha me Arsenalin.

Mourinho (5): 1 titull në Premier League (2014-2015) dhe “League Cup” (2017-2018) me Chelsea. Portugezi ka fituar Kupën e Ligës (2016-2017), Superkupën (2016) dhe “Europa League” (2016-2017) me Manchester United. Këtë sezon mund të fitojë sërish Kupën.

Valverde (3): Me Athletic, ai fitoi 1 Superkupë Spanjolle (2015) dhe tani, në stolin e Barcelonës, sapo ka fituar 1 titull të La Liga-s (2017-2018) dhe 1 Kupë Mbreti (2017-2018). Një shfaqje pothuajse e pamposhtur.

Conte (3): Me Juventusin fitoi Superkupën e Italisë (2013) dhe titullin e Seria A (2013-2014). Me Chelsea fitoi titullin e Premier League (2016-2017). Mund ta fitojë Kupën edhe këtë vit në Angli.

Simeone (2): Fitoi titullin e La Liga-s (2013-2014) dhe, menjëherë më pas, Superkupën Spanjolle (2014). Këtë sezon mund të fitojë Ligën e Europës për herë të dytë në karrierën e tij si trajner.

Related posts

VLLAZNIA-TEUTA/ Fantastik Lorenco Vila, durrsakët e Edi Martinit sigurojnë fitoren (VIDEO)

Delo.autor

FITORJA ME PËRMBYSJE NDAJ PSG-SË/ Sulmuesi Mahrez tregohet i sinqertë: Fati vendosi për fitoren tonë

Delo.autor

I DEL NË MBROJTJE STRAKOSHËS PËR GABIMIN/ Peruci: Fola një minutë pas ndeshjes, është një porter…

Delo.autor

Leave a Comment