Futboll Premier League Sport

Lista/ 18 sportistët e rinj më të pasur të Britanisë

Paul Pogba dhe Mesut Ozil janë ndër sportistët e rinj me të pasur të Britanisë. Lista e përpiluar nga “Sunday Times” tregon se dominojnë futbollistët e Premier League-s, ndërkohë që ka tre sportistë të tjerë të cilët nuk i përkasin botës së futbollit, golfistit Rory McIlroy (i pari), tenisti Andy Murray (i dyti) dhe boksieri Anthony Joshua i renditur (i pesti) për pasuri. Nga futbollistët më i pasuri është ylli i Real Madridit Gareth Bale dhe pas tij vjen Sergio Aguero.

Duhet thënë se pasuria e lojtarëve të kampionatit anglez është shtuar së tepërmi në këto 12 muajt e fundit. Nga kontingjenti i Premier League-s, mesfushori i Manchester United, Paul Pogba ka pasur rritjen më të madhe të pasurisë nga 10 milionë sterlina në 25 milionë sterlina. Lojtari më i pasur në Mbretërinë e Bashkuar, nën 30 vjeç është Sergio Aguero, i cili firmosi një akord të ri me PUMA-n për veshjet sportive.

Nga 14 futbollistët e Premier League-s në listë, përfaqësimin më të madh e ka Manchester United, ku përveç mesfushorit francez janë edhe Juan Mata, Alexis Sanchez dhe David De Gea. Emra të tjera janë yjet e Chelsea-s Eden Hazard, Willian dhe Pedro, si edhe Kevin De Bruyne (Manchester City). Përfaqësuesi i vetëm i Arsenalit është Mesut Ozil,i cili firmosi një kontratë të re me “Topçinjtë” më herët. Lista Theo Walcott, Daniel Sturridge, Andy Carroll plotësojnë listën e yjeve të Premier League-s./EDS/

Lista e sportistëve të rinj më të pasur në Britani për vitin 2018

Roy McRoll 110 milionë sterlina

Andy Murray 83 milionë sterlina

Gareth Bale 74 milionë sterlina

Sergio Aguerro 48 milionë euro

Anthony Joshua 35 mln sterlina

Eden Hazard 32 milionë sterlina

Mesut Ozil 28 milionë sterlina

Theo Walcott 26 milionë sterlina

Paul Pogba 25 milionë sterlina

Juan Mata 24 milionë sterlina

Uillian 23 milionë sterlina

Alexis Sanchez 21 milionë sterlina

Daniel Sturridge 19 milionë sterlina

David de Gea 18 milionë sterlina

Andy Carroll 17 milionë sterlina

Kevin de Bryune 16 milionë sterlina

Pedro 16 milionë sterlina

Related posts

KA DY VITE QË SHKËLQEN/ Donnarumma kalon provimet e maturës

Isa.Autor

Juventus dhe Atletico në garë për mesfushorin e Romës

Q.Autor

MERKATO E BUJSHME/ Messi ose Salah, zbardhet megaprojekti i PSG-së për sezonin e ardhshëm

Delo.autor

Leave a Comment