Futboll Sport

Lista e kombëtares, zyrtarizohet emri i parë nga Superiorja

Shqipëria luan dy miqësoret e radhës dhe me interes pritet që të shihen emrat e lojtarëve që trajneri Christian Panucci do të ftojë. Dalëngadalë do të nisin të zbulohet edhe lista, ndërkohë që emri i parë zyrtar që mësohet është ai i Kristal Abazajt. Vetë klubi i Luftëtarit ka publikuar ftesën e bërë nga FSHF për ndeshjet që kuqezinjtë zhvillojnë me Kosovën dhe Ukrainën në Zvicër.

Sulmuesi anësor, u ftua për herë të parë në miqësoren kundër Norvegjisë, por nuk pati mundësinë të luante. Me shumë mundësi këtë herë ai do të ketë hapësira dhe të gjithë do mund të shohin në ndeshje të një tjetër niveli nga Superiorja, ku ai ka shkëlqyer me fanellën e Luftëtarit.

Related posts

Chelsea kërkon përforcimin e sulmit, nisin tratativat me sumluesin e Leicester Cityt

Q.Autor

KUALIFIKUESET “EURO 2020″/ Shqipëri-Moldavi luhet në “Elbasan Arena”, FSHF publikon çmimet e biletave (FOTO)

Delo.autor

NDODH DHE KJO/ Pilotit Alonso i ndodhi e papritura, i ndërpreu garën në Formula 1… mbështjellësja e sanduiçit

Delo.autor

Leave a Comment