Futboll Premier League Sport

Reali në alarm, Manchester United shumë afër blerjes së yllit të ekipit

Përveç përgatitjeve dhe stresit të finales së Ligës së Kampioneve më 26 maj në Kiev, Real Madridi duhet që të shqetësohet edhe për Toni Kroos-in, i cili është në mëdyshje për të ardhmen e tij në skuadër.

Mesfushori gjerman pëlqehet së tepërmi nga Manchester United, që është gati të shpenzojë për të shifra të larta, vetëm e vetëm për ta pasur në skuadër. Jose Mourinho e vlerëson futbollistin dhe e shikon atë si zëvendësuesin e Michael Carrick, i cili do të varë këpucët në gozhdë dhe do të nisë një detyrë të re në stafin teknik të skuadrës angleze. Duhet thënë se United tentoi ta merrte gjermanin edhe përpara 4 viteve, kur ai luante për Bayern Munchen.

Sipas spanjolles “Don Balon”, Kroos po e mendon seriozisht largimin. Ai joshet nga një aventure e re në Premier League dhe “Djajtë e kuq” janë një skuadër e ndërtuar nga yje dhe e aftë që të fitojë tituj kombëtare dhe ndërkombëtarë.

Trajneri portugez mendon se United ka nevojë për të tjerë futbollistë nëse ka në plan që të konkurrojë Manchester City-t, që në këtë sezon ka qenë i jashtëzakonshëm në kampionat.

Një tjetër futbollist i cili pëlqehet nga skuadra angleze është edhe mesfushori i Shakhtar Donetsk-ut, Fred. Nuk ngelet prapa as Jorginho i Napolit.

Por ka një futbollist i cili mund ta bëjë shumë të thjeshtë transferimin e gjermanit në “Old Trafford”. Ai quhet Paul Pogba. Marrëdhëniet midis francezit dhe teknikut portugez janë tensionuar së tepërmi. Para disa javëve, mediet raportuan për përplasje dhe Pogba nuk është më në zemrën e Jose Mourinho-s.

Në nisje të vitit ai iu ofrua Real Madridit, që ka vlerësim për futbollistin. Tani që “Galaktikët” do t’i nënshtrohen një ndryshimi total, për një yll si Pogba është e thjeshtë që t’i gjendet një vend.

Perez e pëlqen dhe mund të ketë një shkëmbim mes të dyja klubeve kur merkatoja e verës të nisë. Gjithsesi, duhet parë se si do të gjykojë Mourinho, i cili shpesh të befason me vendimet e tij. Pastaj ku ka më mirë se sa të luajnë në të njëjtin ekip Pogba dhe Kroos?

Related posts

LIVE/ Milan-Frosinone, Piatek kalon në avantazh “Kuqezinjtë”

Delo.autor

ARSENAL-VALENCIA/ Lacazette barazon shifrat për “Topçinjtë”, ja goli fantastik (VIDEO)

Delo.autor

“SHQIPERIA ËSHTË GJAKU IM”/ Armando Broja: Keqardhje për humbjen, nuk e meritonim…

F.autor

Leave a Comment