Futboll Kategoria Superiore Sport

U AFRUA NË MERKATON E JANARIT/ “Divorci” me mbrojtësin Dominguez, Partizani humb 25 mijë euro

Dominguez e mbyll me Partizanin. Mbrojtësi 24-vjeçar erdhi në merkaton e janarit te “demat e kuq” me kontratë 6-mujore, si dhe me opsionin për të rinovuar edhe për një vit tjetër. Por, qartazi, lojtari nga El Salvador nuk ishte në planet e Dajës dhe u mor në emergjencë për të pasur alternativa në prapavijë. Dominguez luajti vetëm 102 minuta futboll në 5 muaj si pjesë e Partizanin dhe 90 prej tyre, i ka luajtur në sfidën e fundit të kampionatit, ku u aktivizua titullar ndaj Bylisit.

NJOFTIMI – Lajmin për largimin e Dominguezit e konfirmoi faqja zyrtare e Partizanit, që shkroi: “Zyrtare, Roberto Dominguez mbyll aventurën me Partizanin. FK Partizani njofton përfundimin e marrëveshjes me mbrojtësin Roberto Dominguezin. Klubi dhe 24- vjeçari nga El Salvadori kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre. Dominguez u bashkua me 16-të herë kampionët e Shqipërisë përgjatë merkatos së janarit. FK Partizani i uron Roberto Dominguezit shumë suksese në karrierën e tij sportive”.

RROGAT – Në gjashtë muajt që ka qëndruar te Partizani, Dominguez ka përfituar rreth 20- 25 mijë euro, çka është një shifër që ka sforcuar jo pak “demat e kuq”. Edhe pse ka luajtur vetëm një ndeshje dhe gjithmonë figurant, Dominguez ka përfituar më shumë nga ana ekonomike se shumica e lojtarëve që kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm për Partizanin në edicionin që lamë pas.

Related posts

PLASIN POLEMIKAT NË ITALI/ Arbitri nuk e quan golin edhe pse kishte kaluar… (FOTO)

Delo.autor

KUALIFIKIM PAS 2 VITESH/ Paneli televiziv fluturon në gëzim gjatë transmetimit “live” (VIDEO)

Delo.autor

NDESHJA E PARË ME AJAX/ Talenti Antony shënon SUPER GOL në debutim (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment