Futboll Sport

Lojtarët shkodranë shpërthejnë në lot, në Korçë dëgjohen thirrjet “Vllazni, Vllazni” (VIDEO)

Vllaznia mposhti Skënderbeun me rezultatin 1-5 në takimin e zhvilluar në Korçë, por pavarësisht këtij triumfi, skuadra shkodrane nuk arritën të siguronin mbijetesën.

Fundi i takimit ka qenë dramatik për lojtarët e Vllaznisë, të cilët kanë mësuar lajmin se vitin tjetër do të luajnë në Kategorinë e Parë. Nuk kanë munguar as lotët. Tifozeria korçare i ka ardhur në ndihmë shkodranëve në këtë moment të vështirë dhe në stadium janë dëgjuar thirrjet në kor Vllazni, Vllazni.

Erion Vucaj ka shkuar nga tifozët e Skënderbeut për t’i falënderuar për mbështetjen, ndërkohë pas këtij momenti lojtarët janë larguar me kokën ulur dhe me lotë në sy nga stadiumi.

 

Related posts

PROTAGONISTË NË SERIE A/ Legjionarët kuqezi të gjithë titullarë, spikat Asllani

F.autor

U BLE 7 MUAJ MË PARË/ Messi nxjerr në shitje apartamentin luksoz në Miami, çmimi është i pabesueshëm (FOTO)

Delo.autor

CHELSEA-WEST HAM/ “Blutë e Londrës” kalojnë në avantazh, shënon Hazard

Delo.autor

Leave a Comment