Futboll Seria A Sport

Zyrtare/ Maurizio Sarri shkarkon nga drejtimi i klubit të Napolit

Presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis formalisht i ka ndarë rrugët me Maurizio Sarri pasi që është pajtuar që skuadrën nga jugu i Italisë ta udhëheq Carlo Acelotti

“E falënderova Maurizio Sarrin për dedikimin e tij për Napolin duke i thënë se i dha këtij qyteti një emocione dhe ndeshje të bukur, duke krijuar një stil unik të futbollit që po adhurohet nga të gjithë. Bravo Murizio”, ka shkruar në Tëitteri Aurelio De Laurentiis.

Kështu ka lajmëruar ai me një mesazh në Tëitter shkarkimin e Sarrit.

Trajneri thuhet se nuk ka qenë i vendosur për të ardhmen e tij, kështu që pas tri orë takimi mes presidenti de Laurentiis dhe Ancelottit, presidenti ka vendosur për Ancelottin.

Chelsea dhe Zenit St Petersburg janë gati për ta marrë Sarrin, por ai mund të vendos që të pushojë një vit.

Sarri përfundojë në pozitë të dytë në Seria A duke fituar rekord të pikëve 91, por për pak nuk arriti që ta fitojë Skudeton.

Ai po ashtu është i pari trajner që bën 90 pikë në Serie A dhe nuk fiton Skudeton.

59 vjeçari e mori skuadrën e Napolit më 2015 dhe ka pasur një mesatare pikës në 2.16 për ndeshje, ku ka shënuar 98 fitore, 25 barazime dhe 25 humbje.

Skuadra e tij ishte më e mira për ta shikuar pasi që ka shënuar shumë gola, 318 gola dhe ka pranuar 143.

Napoli në anën tjetër thuhet se ka një klauzolë lirimi nga Napoli që është e shumës 8 milionë euro, por po ashtu lejon Napolin që atë ta bëj 500  000 euro pas 31 majit.

Related posts

E DUAN TË GJITHË/ Lotito ia del: Heq klauzolën në kontratën e Milinkovic-Savic

Isa.Autor

YLLI ARGJENTINAS DREJT LARGIMIT/ Inter ndryshon kurs për Ikardin, ja dy alternativat

Delo.autor

JUVENTUSI DO REVANSHIN/ “VETËTIMA” pritet ta nis nga minuta e parë ndaj Cagliarit

Isa.Autor

Leave a Comment