Gossip Sport

Lorena Bernal, ish-Miss Spanja e trajnerit të ardhshëm të Arsenal (FOTO)

Lorena Bernal, bashkëshortja e ish-mesfushorit të Arsenal, Mikel Arteta është jashtëzakonisht e talentuar. Ajo flet tri gjuhë të huaja, anglisht, spanjisht dhe frëngjisht dhe është tejet e suksesshme në profesionin e saj si aktore dhe prezantuese televizive.

37-vjeçarja argjentinase është rritur në Spanjë, pasi familja e saj u zhvendos në gadishullin iberik, në San Sebastian kur ajo ishte vetëm 1-vjeçe. Aty ajo mori mësimet e para në aktrim, ku edhe studio gjuhën frënge. Më pas vazhdoi karrierën si modele në Amerikë, ku filloi të punonte edhe si prezantuese televizive.

Në vitin 1999 ajo u shpall Miss Spanja kur ishte vetëm 17-vjeçare por nuk mundi të shkonte në Miss Universe për shkak të moshës së saj. Ndërkohë më pas mori pjesë në eventin “Miss Bota”, ku arriti deri në 10-en finaliste.

Me ish-yllin e Arsenal, 37-vjeçarja u takuar në vitin 2002. Në një intervistë për median ajo ka thënë që nuk e dinte se ai ishte futbollist fillimisht. Por, romanca e tyre ka vazhduar më tej gjersa kanë sjellë në jetë tre djem së bashku: Gabriel, Daniel dhe Oliver.

Arteta aktualisht është asistent i trajnerit Pep Guardiola te Manchester City, ndërsa flitet se mund të marrë drejtimin e “Topçinjve” për sezonin e ardhshëm, pas largimit të Arsene Wenger.

 

 

Related posts

ARRIHET MARRËVESHJA/ Ibra pranon rinovimin, Milan mban “peng” dhe dy senatorë

Delo.autor

Francë-Argjentinë/ “Gjelat” përmbysin rezultatin, Mbape shënon përseri

Sadik.Autor

“NGA BRENDA INTERI KA LIGËSI PËR ICARDIN”/ Wanda Nara “shtang” të gjithë

Delo.autor

Leave a Comment