Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Brescia-Inter. Rezultati 1-2

Interi do të kërkojë te rikthehet te fitorja dhe ta rimarrë kreun e Serie A, por i duhet ta kalojë një pengesë siç është Brescia me Mario Balotellin në sulm.

Brescia, e rikthyer në ligën elitare italiane, e pret Interin në Stadio Mario Rigamonti, në një ndeshje të javës së 10-të në Serie A, raporton Gazeta Express.

Skuadra e Antonio Contes dështoi ta rimarrë kreun e ligës në fundjavë, pas barazimit të Juventusit me Leccen, pasi u ndal nga Parma me një barazim 2:2.

Këtë do ta kërkojë sonte kundër Brescias, për t’i ikur dy pikë kampionit në fuqi, qoftë përkohësisht, pasi Juve e zhvillon ndeshjen e kësaj jave një ditë më vonë.

Zikaltrit nuk do të mundë të llogarisin në Stefano Sensin, Alexis Sanchezin dhe Daniele D’Ambrosion.

 

LIVE/ Brescia – Inter 1-2

 

MINUTA 76/ Brescia ngushton shifrat me golin e shënuar nga Dimitri Bisoli.

MINUTA 63/ Inter dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Romelu Lukaku.

MINUTA 46/ Nis pjesa e dytë

***

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 23/ Inter kalon në avantazh me golin e shënaur nga Lautaro Martinez.

MINUTA 1/ Nis sfida

 

Formacionet zyrtare për ndeshjen që nis në orën 21:00.

Brescia: Alfonso; Sabelli, Cistana, Gastaldello; Mateju, Bisoli, Tonali, Romulo, Mangraviti; A Donnarumma, Balotelli

Inter: Handanovic; Godin, De Vrij, Skriniar; Candreva, Gagliardini, Brozovic, Barella, Asamoah; R Lukaku, Lautaro Martinez

Related posts

“PLESHTI” ISHTE NJË HAP LARG…/ Ylli i Manchester City: S’më intereson që klubi nuk e mori dot Messin

Delo.autor

HUMBI ME BRIGHTONIN/ Man United vendos PËRFUNDIMISHT për të ardhmen e Mourinhos

Isa.Autor

E BUJSHME/ I dënuar nga Disiplina, zbulohen detaje të reja për dorëheqjen e Edlir Tetovës tek Egnatia

F.autor

Leave a Comment