Futboll Premier League Sport

Mahrez tek Arsenali, dhurata e “topçinjve” për trajnerin e ri

Riyad Mahrez ka shumë dëshirë të luajë me Arsenalin sezonin e ardhshëm në Premier League, duke refuzuar edhe një ofertë më të mirë nga kampionët e saposhpallur të Manchester City. Arsyeja është se algjerignai ka një shtëpi në Londër, ndaj preferon më shumë të luajë aty se sa në Manchester edhe pse oferta e “qyetetarëve” është më e mirë se ajo e “topçinjve”. Ka disa muaj që Mahrez kërkon të largohet nga Leicester, madje në janar u përfol se gjithçka ishte e mbyllur, por lojtari qëndroi deri në qershor. Këtë fat patën edhe dy yjet e tjerë të skuadrës, Jammie Vardy e Kasper Schmeichel, që mund të largohen në fund të sezonit.

Por me mbylljen e këtij sezoni pritet që Mahrez të gjejë një ekip të rid he Arsenali është në “pole” për të marrë mesfushorin 27-vjeçar, që në rast s dështon të transferohet tek “topçinjtë” ka si alternativa dy ekipe të tjera të mëdha të Londrës, Tottenham dhe Chelsea. Në janar u përfol se Mahrez mund të kalonte edhe te Liverpool, si zëvendësuesi i Coutinho, por as ky transferim nuk u realizua, pasi duket se në mendjen e algjerianit është vetëm skuadra e Arsenal, që ai e konsideron si idealen për të ardhmen e tij. Edhe drejtuesit e Arsenal janë gati të afrojnë mesfushorin algjerian, që nuk e ka të gjatë me Leicester, një lojtar i talentuar, që mund të jetë “dhurata” më e mirë që mund t’i bëjnë trajnerit të ri.

Related posts

LIVE/ Flamurtari-Teuta: Mbyllet pjesa e parë në Vlorë, Progni i përgjigjet Alveshit

Isa.Autor

ZYRTARISHT PËR TITULL/ Flamurtar cinik, Bushiç konfirmohet “makinë” pikësh (VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Starton sfida Vllaznia-Partizani

Delo.autor

Leave a Comment