Futboll Seria A Sport

Makthi i çuditshëm i sulmuesit kuqezi: Në Milano më mungonte “deti”

Zbarkoi te Milani një vit më parë me etiketën e rëndë të “Pasardhësit të Ronaldos”, por Andre Silva nuk arriti të tregonte asgjë nga cilësitë që i kishin bërë të fitonte epitetin. Pavarësisht situatës, sulmuesi në lidhje me sezonin e parë kuqezi u shpreh i qetë, duke sqaruar se:

“Ishte hera e parë që largohesha nga shtëpia, nga plazhi, deti. Shpesh shëtisja me biçikletë në Oporto, por gjërat në jetë ndryshojnë dhe vështrimi duhet hedhur përpara. Më mungoi shumë familja dhe veçanërisht im atë”. Mbi ndryshimet e vëna re mes futbollit portugez dhe atij italian, Silva tha: “Pikësëpari përgatitja fizike ndryshon shumë, por më shumë sesa stërvitjet apo taktika, unë hasa vështirësi me stilin e jetës. Ishte gjithçka e re dhe nuk e pata të lehtë. Nuk jam italian dhe të gjendurit vetëm më shkaktoi jo pak probleme.

Gjuha ishte një tmerr më vete, pasi flas vetëm portugalisht”. Në fund të fjalës së tij, portugezi shpjegoi edhe pikën e tij të dobët: “Ndoshta mendoj më shumë sesa duhet për punën dhe fare pak për pushimin. Nëse kam një objektiv, e ndjek dhe nuk mendoj për asgjë tjetër. Kur diçka më pëlqen e dua menjëherë, ndaj sezonin tjetër do ta nis me të tjera synime”.

Related posts

ROMA-MILAN/ Rrezikoi të dilte me të kuq, Dzeko ndëshkon “Kuqezinjtë” (VIDEO)

Delo.autor

STATISTIKA TË FRIKSHME PËR INTER/ 108 gola në vitin 2020, më shumë kushdo tjetër në Serie A

Delo.autor

Ajeti mbyll aventurën te Torino, gati firma me Krotonen

Isa.Autor

Leave a Comment