Futboll Premier League Sport

Manchester United hap portofolin/ Anglezë kanë gati 100 mln euro për dy mbrojtës anësorë

Mediat angleze raportojnë se Jose Mourinho ka kërkuar një sforcim nga drejtuesit e Manchesterit, për të blinduar dy krahët e mbrojtjes. Tekniku i ‘djajve të kuq’, ka kërkuar që të transferohen në Angli, mbrojtësi portugez Joao Cancelo dhe ai brazilian, Alex Sandro.

Që të dy futbollistët luajtën këtë sezon në Serinë A, por nëse Alex Sandro është në pronësi të Juventusit, kartoni i Cancelos disponohet nga Valencia.

Manchester United ka gati një çek prej 100 milionë eurosh, për të blerë të dy mbrojtësit, ku 60 do t’i ofrohen bardhezinjve për Sandron dhe 40 Valencias për Cancelon.

Skuadra e drejtuar nga Mourinho e mbylli sezonin në vendin e dytë, por e shkëputur shumë nga City rival dhe këtë sezon do të kërkojë të përforcohet, për të synuar titullin kampion, që mungon prej vitesh te United.

Related posts

NUK BËNTE PJESË NË PLANET E ALLEGRIT/ Ramsey largohet drejt Skocisë, Juventus e zëvendëson me mesfushorin…

Delo.autor

Para ndeshjes finale madrilienët marrin lajmin shokues për sulmuesin…

Sadik.Autor

RAMOSI NUK “RESPEKTOHET”/ UEFA publikon “murin mbrojtës” më të fuqishëm në Europë

Isa.Autor

Leave a Comment