Futboll Premier League Sport

Manchester United pa Lukakun, por shpreson te Sanchez ndaj West Ham

Manchester United do të përballet sonte në mbrëmje në orën 20:45 në kuadër të javës së 37-të të Premier League ndaj West Ham United. Djemtë e Jose Mourinhos do të tentojnë të marrin tre pikë të tjera të vlefshme për javën e parafundit të kampionatit. Ndërkohë që skuadra e drejtuar nga David Moyes, ish-tekniku i “Djajve të kuq” do të bëjë maksimumin në shtëpi që të marrë rezultat pozitiv “London Stadium”. Nëse sonte vendasit ia dalin të mposhtin skuadrën e portugezit, atëherë ngjiten një pozicion më lart në renditje (në vendin e 14-të) duke kaluar Brighton, që aktualisht me një ndeshje më shumë është në kuotën e 40 pikëve, dy më shumë se “çekiçët”. Ndërkohë që United vazhdon të qëndrojë i dyti, pas kampionëve të City-t me 77 pikë, tri më shumë se Tottenham që e ndjek pas me një ndeshje më shumë.

Mourinho do të ketë në dispozicion dy lojtarët që janë kthyer nga dëmtimi, Alexis Sanchez dhe Marouane Fellaini, së bashku me Phill Jones. Ndërkohë që jashtë mbetet Romelu Lukaku. Sulmuesi belg shpreson që të jetë në dispozicion të portugezit për të ndihmuar skuadrën në finalen e Kupës që do të luajnë më 19 maj ndaj Chelseas.

Nga ana tjetër Moyes shpreson që golashënuesi i tij më i mirë, Marko Arnautovic do të jetë në formë që të shënojë sonte ndaj United, ndërsa Pedro Obiang është në dyshim së bashku me Patrice Evra. 36-vjeçari mund të përballet me ish-ekipin e tij në rast se tekniku ia jep këtë mundësi.

Related posts

ZBULON DËSHIRËN E BUJSHME/ Presidenti i Atleticos: Dua që në stadiumin tonë të fitojë Championsin…

Delo.autor

Reali dhe PSG në luftë për Courtois, Chelsea pret rinovimin

Q.Autor

Pep Reina i thotë jo Guardiola-s për Milan-in

Q.Autor

Leave a Comment