Futboll Sport

Ahmataj i ndryshon fytyrën Kamzës, mbijetesa më pranë

Kamza ja ka dalë të largohet me rezultatin e duhur nga një ndeshje që mund të vendoste përfundimisht shanset e skuadrës së ngjitur këtë vit në Superiore për t’u rikthyer sërish në të parën. Një ndeshje thuajse perfekte ndaj Vllaznisë, duke luajtur me kundërshtarin, pozitat në klasifikim e madje dhe kronometrin në një përballje ku humbja do të kishte qenë fatale për skuadrën e Julian Ahmatajt. Për këtë arsye, ajo pikë e fituar në Shkodër që mbi të gjitha mban pas rivalët kuqeblu në tabelën e renditjes peshon vërtet shumë.

Falë saj Kamza mund të shpresojë deri në fund dhe mbi të gjitha është padrone e fatit të saj, skuadra e Julian Ahmatajt nuk ka nevojë për të parë rezultatet e rivalëve, i duhet të bëjë rezultatet maksimale në 3 ndeshjet e mbetura për të shpëtuar. Natyrisht misioni mbetet i vështirësisë maksimale me kalendarin që ofron përballje vërtet të vështira, por pas 4 rezultateve pozitive radhazi, edhe pse 3 të fundit janë barazime, Kamza po shfaqet në rritje duke rigjetur besimin që i kushtoi humbjen e terrenit në klasifikim. Skuadra është pothuajse e njëjta që na surprizoi të gjithëve në fazën e parë me cinizmin e saj, një virtyt që u rishfaq edhe në ndeshjen me Vllazninë, marrja e drejtimit nga Ahmataj ka dhënë efekt pozitiv dhe tani Kamzës i duhet të luajë gjithcka për gjithçka në këto 270 minuta për të siguruar qëndrimin.

Këtë të dielë përballë është Flamurtari, ndërkohë që sfida e jetës pritet të jetë ajo e javës së parafundit, kur Kamzën e viziton Laci, një përballje që premton shkëndija jo vetëm për objektivat por edhe marrëdhëniet e acaruara mes të dy klubeve, me shumë mundësi do të jetë ajo përballja që do të vendosë fatin e Kamzës, finalet për skuadrën e Ahmatajt nuk kanë të mbaruar.

Related posts

KARTON I VERDHË I KËRKUAR ME DËSHIRË/ Mbrojtësi i Real Madrid rrezikon skualifikim më të gjatë, ja sa do të mungojë…

Delo.autor

MË TË PAGUARIT NË LIGUE 1/ PSG dominon listën

F.autor

PARREGULLSITË PËR FUNDJAVËN E SHKUAR/ Disiplina dënon Vllazninë dhe trajnerin Jonuz, përjashtim përjetë për…

Delo.autor

Leave a Comment