Futboll Sport

Mancini: Balotelli kapiten? E përcakton rregullorja!

Italia do të luajë nesër në mbrëmje në Nice, ndaj Francës, në një miqësore që do të jetë testi i parë i rëndësishëm për Roberto Mancinin, pas debutimit ndaj Arabisë Saudite më 28 Maj.

“Pas testit ndaj Arabisë Saudite, dua të shoh se si do të sillet skuadra përballë një kundërshtari të fortë, kandidat për të fituar kampionatin Botëror. Shpresoj të bëjmë një figurë të mirë, por jam i vetëdijshëm që Franca është shumë më përpara me përgatitjet, pasi ka rritur intensitetin në prag të kampionatit”, deklaroi Mancio.

Më pas tekniku i Italisë zbuloi disa emra edhe për formacionin, ndërsa pranoi se Balotelli është ende në dyshim, pavarësisht paraqitjes mjaft të mirë kundër sauditëve.

“Në portë do të luajë Sirigu dhe me shumë gjasë nga fillimi do të zbresë edhe Insigne. Për Balotellin kam ende dyshime, ndonëse e di që në Nice ka shumë adhurues. A mund të mbajë shiritin e kapitenit? Rregulli është që shiritin e mban lojtari me më shumë ndeshje dhe nëse ai është Mario, atëherë padiskutim që do të zbresë si kapiten”, tha Mancini.

Related posts

SFIDA “EURO 2020” NDAJ KOMBËTARES/ Flet mbrojtësi Demiral: Nëse fitojmë me Shqipërinë, atëherë do të…

Delo.autor

“DISFATA KUNDËR LAZIOS NA BËRI MIRË”/ Zbulon veterani Buffon: Juventus ka gjetur sërish…

Delo.autor

Manchester Unitet prezanton fanellën e sezonit të ri, është më e shtrenjta e historisë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment