Gossip Sport

Marseille humb finalen e Europa League, tifozi hedh TV në lumë (VIDEO)

Një tifoz i Marseille e ka përjetuar shumë keq humbjen e skuadrës së tij në finalen e Europa League kundër Atletico Madrid. Ok, skuadra e zemrës u mund dhe nuk arriti të ngrinte trofeun pas një sezoni fantastik në Europë, por reagimi i tij ishte i tepruar në maksimum.

Dhe më e bukura është se kjo nuk është hera e parë që reagon në këtë mënyrë. Video e bërë virale në rrjetet sociale nis me Henni-n, siç e quajnë tifozin, duke goditur TV-në me shkop e më pas me shkelma, për ta mbyllur me një goditje me kokë…

 

Ai dëgjohet teksa shan skuadrën e drejtuar nga Rudi Garcia para se të ndërmarrë një veprim drastik. Pavarësisht kundërshtimit të shokut të tij, Henni e hedh televizorin në një lumë që ndodhet pranë shtëpisë së tij për të kërcyer sërish mbi të me të dy këmbët.

Humbja e skuadrës franceze nga Atletico solli edhe në stadium një reagim të ashpër të tifozëve të OM, të cilët u përleshën në rrugë me policinë. Të paktën 33 vetë u arrestuan ndërsa pati edhe zjarrvënie makinash dhe shkatërrime të dyqaneve në rrugët e Lionit.

Tifozi i veçantë është i njohur për sjelljen e tij të shfrenuar, pasi të njëjtën gjë ka bërë edhe kur Marseille u mund 3-0 nga Paris SG në fillim të sezonit.

Related posts

E ARDHMJA E SANCHEZ NË DILEMË/ Inter nxjerr në shitje yllin kilian, hidhen në sulm dy gjigantët spanjoll…

Delo.autor

E PABESUESHME/ Leao trondit Sassuolon dhe zhbllokon sfidën me një gol “rrufe” pas 6 sekondash (VIDEO)

Delo.autor

SHËNOI MË SHUMË GOLA/ Bale fitues i “Topit të Artë” në Kupën e Botës për Klube

Delo.autor

Leave a Comment