Futboll Sport

Brazili e bën “samba” kundër Serbisë dhe pret biletën për në fazën tjetër (VIDEO)

Brazili ka kaluar pa shumë vështirësi Serbinë duke përfunduar fazën e grupeve në vend të parë. skuadra e Tite-s ka triumfuar me rezultatin 2-0 dhe tani do të ndeshet me Meksikën në 1/8-at. Tite nuk kishte bërë asnjë ndryshim nga ndeshja e fundit, por detyrohet të bëjë zëvendësimin e parë që në fillim të ndeshjes pas dëmtimit të Marcelo.

Akoma nuk dihet se sa i rëndë është dëmtimi i mbrojtësit të Real Madrid, por nëse nuk do të kthehej më do të ishte një goditje e rëndë për brazilianët.
Gjithsesi ishte Paulinho ai që zhbllokoi rezultatin me një gol të bukur që erdhi nga një pasim po aq i bukur i Coutinho-s. Pas pushimit ishin serbët ata që ushtruan presion por Thiago Silva vrau ndeshjen me goditjen e tij me kokë pas goditjes së këndit.

Related posts

TËRMET 6 BALLË NË LA LIGA/ Barcelona mposht me “GOLEADË” Real Socidedad dhe rimerr vendin e dytë

Delo.autor

ZBULON TË ARDHMEN E TIJ/ Sarri deklaron: Ndihesh sikur po të mungon diçka, pra…

Delo.autor

Shtutgarti nuk ndalet në merkato/ Klubi gjerman siguron 2 blerje në një ditë

Isa.Autor

Leave a Comment