Futboll Seria A Sport

Icardi shpreson për Botërorin, pritet takim me Sampaolin

Mauro Icardi shpreson ende për një vend në kampionatin botëror, ‘Rusi 2018’, pavarësisht zërave që vijnë nga Argjentina dhe që shohin kapitenin e Interit jashtë listës së Sampaolit. Do të jetë pikërisht trajneri argjentinas, që javën e ardhshme do të mbërrijë në Itali dhe do të takohet fillimisht me Dybalën në Torino dhe më pas me Icardin e Biglian në Milano.

Pas atij takimi duket se palët do të jenë më të qartë dhe do të vendoset përfundimisht nëse Icardi do të udhëtojë në Rusi, apo do ta shohë sërish Botërorin nga televizori.

Ndërkohë së fundi nga Argjentina është folur se pozitat e Icardit lidhen me dëmtimin e Sergio Agueros, që nëse nuk ia del të riaftësohet, do të zëvendësohet pikërisht nga kapiteni i Interit.

Related posts

Wenger: Shkëmbimi Sanchez-Mkhitaryan mbyllet brenda 24 orësh

Q.Autor

I SKADON KONTRATA NË QERSHOR/ Fantazisti francez kërkon me ngulm kalimin te Milani

F.autor

SHQIPËRIA GJUNJËZON ISLANDËN NË ELBASAN/ Cikalleshi shënon golin e katërt

F.autor

Leave a Comment