Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA CHAMPIONS NDAJ DINAMO TIBILISI/ Elegancë dhe stil, shikoni si u prezantua Tirana në Gjeorgji (FOTO)

E detyruar të respektojë një protokoll të rreptë, skuadra e Tiranës mbërriti paraditen e së martës në Tbilisi, ku do të bëjë debutimin në edicionin 2020/2021 kundër vendasve gjeorgjinë të Dinamos.

vangjei celhaka

Me veshjen zyrtare të klubit dhe të gjithë me maska, futbollistët, stafi teknik dhe delegacioni që shoqëronte kampionët e Shqipërisë zbritën në aeroportin e kryeqytetit gjeorgjian pas udhëtimit me çarter.

Pas kontrollit rutinë, bardheblutë iu drejtuan hotelit ku do të qëndrojnë sipas protokollit të përcaktuar nga UEFA. Po ashtu, si pasojë e masave kundër Covid-19 është anuluar edhe darka zyrtare mes përfaqësuesëve të dy klubeve.

tirana

Do të ketë vetëm një takim me delegatin e sfidës, ku do të marrin pjesë vetëm nga një përfaqësues nga secili ekip. Sipas programit, Tiranës i lejohet një seancë stërvitore në stadiumin e ndeshjes. Menjëherë pas sfidës që do të luhet të mërkurën në mbrëmje, kampionët e Superligës do të kthehen sërish me çarter në Tiranë.

EGB GRENT HALILI KALE KOBINAH

Related posts

HISTORIKE NË FORMULA 1/ Hamilton triumfon në Gjermani dhe barazon rekordin e Schumacher

Delo.autor

E KONFIRMON GAZETARI I NJOHUR ITALIAN/ Milani do të tentojë transferimin e Armando Brojës

F.autor

TRIUMFON NË MIQËSORE/ Barcelona nuk bind në testin e parë, Koeman duhet të shqetësohet

Delo.autor

Leave a Comment