Boks Futboll Sport

Martirosyan sfidon Golovkin: Nuk ka njerëz të pamposhtur

Vanes Martirosyan, 36 fitore, 3 humbje e 1 barazim në karrierën e tij, ka shansin që të shpallet kampion bote në peshën e mesme, teksa më 5 maj do të përballet me kampionin e kësaj kategorie Gennady Golovkin. Dy boksierët kanë zhvilluar sot konferencën e fundit për shtyp përpara këtij dueli. Martirosyan, që zuri vendin e meksikanit Saul “Canelo” Alvarez, shprehet se edhe pse nuk e konsiderojnë si favorit do të duelojë për fitore.

“Unë kam një mundësi të artë për të befasuar botën dhe do të bëj maksimumin për t’ia dalë mbanë. Unë nuk do të përballem me një robot, por me një human dhe nuk është i pamposhtur. Edhe ai mund të humbasë”, tha Vanes Martirosyan për mediat gjatë konferencës për shtyp. Golovkin është kampion bote ne kategoritë IBO, WBA dhe WBC.

“Ky është momenti im dhe unë do ta shfrytëzoj këtë rast. Jam përgatitur për këtë duel dhe jam gati. Nuk kam frikë nga Gennady, jam mirë fizikisht e psikologjikisht për këtë përballje. Ndaj jam bërë një luftëtar, të jem gati në çdo moment. Unë jam gati edhe pse jam njoftuar në momentin e fundit, nuk kam frikë”, tha Golovkin.

Related posts

EURO 2020/ Zvicra mposht me “POKER” Gjibraltarin dhe mbetet në vendin e tretë

Delo.autor

JASIR HASANI MAHNIT TIFOZËT E AIK/ Mesfushori shqiptar shënon gol që në debutim me skuadrën e re

Delo.autor

KËRKON KONTRIBUTIN E SKUADRËS/ Spalletti: Icardi është për të përfunduar aksionin, ne duhet të…

Isa.Autor

Leave a Comment