Futboll Seria A Sport

Mbrojtësi i Juventusit projekton lamtumirën me bardhezinjtë: Mendoj për Botërorin dhe…

Medhi Benatia e lë derën të hapur. Mbrojtësi, në fillim mendon për Kupën e Botës me Marokun, pastaj për sezonin e ri: “Të shohim se çfarë është më mirë për mua dhe për Juventus.” Alternativa e klubit bardhezi mund të jetë Marseille, atje ku marokeni ka luajtur tetë sezone më parë: “Më pëlqen shumë Rudi Garcia si trajner. Do të punoja me kënaqësi me të, por çdo vendim i takon Juventus dhe kam ende dy vite kontratë,” – deklaroi ai për “RMC Sport”.

Benatia u shpall kampion i Italisë duke luajtur 20 ndeshje dhe me dy gola të shënuar. Në portë, ai nuk do të ketë më shokun e ekipit Buffon: “Jam i trishtuar, që në ditët e para ka qenë e vështirë të shohësh bosh vendin ku ai qëndronte. Eshtë e vështirë të imagjinosh se nuk do ta kem pas shpine, për mua ishte si një vëllai i madh.”

Related posts

Klasikja e Gjermanisë, Bayern turpëron Dortmund në 23 minuta

Sadik.Autor

KRITIKON ASHPËR NEYMAR PËR SJELLJEN E TIJ/ Ish-ylli i PSG: Ka humbur rrugën dhe është i llastuar

Delo.autor

Në gjurmët e Weah, sulmuesi i famshëm mund të bëhet president i Kamerunit

Sadik.Autor

Leave a Comment