Champions League Futboll Sport UEFA

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë të Champions-it 2017/18

Ylli i Liverpool, Mohamed Salah, njihet për shpejtësinë e tij, kështu që nuk është një surprizë që ai është renditur i pari në listën e lojtarëve më të shpejtë të këtij edicioni të Champions League.

Salah ka shënuar 44 gola në të gjitha kompeticionet dhe do të shpresojë të gjejë rrjetën edhe të shtunën në mbrëmje kundër Real Madrid. Egjiptiani këmbëshpejtë është arma më vrasëse e kundërsulmeve të skuadrës së Klopp. Shpejtësia maksimale e regjistruar nga ai në Champions ka qenë 33.8 km/h.

Pas tij vijnë sulmuesi i United, Marcu Rashford (33.5 km/h) dhe mbrojtësi i Manchester City, Kyle Walker (33.3), i cili e ndan vendin e tretë me Ousmane Dembele.Pesëshja kompletohet me mbrojtësin e Roma-s, Kostas Manolas (33.1 km/h).

Related posts

Trajneri i ri Italisë do të debutojë me një ndeshje historike

Sadik.Autor

Formula 1/ Pistë e lodhshme ajo e Montekarlos, por jo për Red Bull

Sadik.Autor

“FUTBOLLI NDONJËHERË ËSHTË I PADREJTË”/ Trajneri i Barcelonës “qan” barazimin që gëzon Realin

Delo.autor

Leave a Comment